Qindra të vdekur pas tërmetit në Afganistan!

Qindra të vdekur pas tërmetit në Afganistan
Deri më tani më shumë se 620 persona kanë humbur jetën pas tërmetit 6.0 ballë që tronditi një rajon kufitar afgan me Pakistanin, zonë e vështirë për hyrjen e forcave të shpëtimit. Të dhënat vijnë nga Ministria e Brendshme e vendit. Sipas radios afgane, RTA ka më shumë se 1000 të lënduar. Epiqendra e tërmetit shtrihej në zonën e qytetit Xhalalabad në provincën Nangarhar. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë disa fshatra janë shkatërruar plotësisht.
Xhalalabadi është një zonë e rëndësishme kufitare me Pakistanin dhe një qytet i njohur për tregtinë, me një popullsi prej afërsisht 300.000 banorësh. Por shumë më tepër njerëz jetojnë në zonat përreth. Shumica e ndërtesave janë të ulëta, kryesisht të ndërtuara me beton dhe tulla, shtëpitë e ngritura me tulla balte dhe dru ndodhen në periferi.