Cancel Preloader

Qendra e Mirëqenies së Gruas në Gjilan – Një e drejtë e mohuar!

 Qendra e Mirëqenies së Gruas në Gjilan – Një e drejtë e mohuar!

Mrika Krasniqi Shala

Qendra e Mirëqenies së Gruas në Gjilan – Një e drejtë e mohuar!

Të nderuara nëna, motra e vajza të Gjilanit,
sot ndjej dhimbje dhe shqetësim të thellë që qyteti ynë ende nuk ka një Qendër të Mirëqenies së Gruas e cila plotëson të gjitha shërbimet,Në shekullin e barazisë dhe të drejtave të njeriut, gratë e Gjilanit mbesin pa një strehë të sigurt, pa mbështetje profesionale dhe pa hapësirë për fuqizim.

Sa gra kanë përjetuar dhunë dhe nuk kanë pasur ku të trokasin?
Sa nëna kanë mbetur pa përkrahje e pa këshillim?
Sa vajza kanë humbur mundësi, vetëm pse mungon një institucion që kujdeset për to?

Kjo është padrejtësi e madhe dhe pasojë e një qeverisjeje komunale që nuk e ka parë gruan si prioritet.

Unë besoj fuqishëm se fuqizimi i gruas është themeli i një shoqërie të fortë. Për këtë arsye, si kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit, zotohëm se ngritja dhe funksionalizimi i Qendrës së Mirëqenies së Gruas do të jetë një nga betejat e mia kryesore.

Kjo qendër do të jetë:
*Strehë për gratë e dhunuara,
*Mbështetje psikologjike dhe ligjore,
*Hapësirë për trajnime dhe fuqizim ekonomik,
*Zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi.

Sepse pa gruan e fuqizuar, nuk ka familje të fortë. Pa familje të fortë, nuk ka as qytet të fortë.

191 -Partia e Demokratike Kosovës
6 – Mrika Krasniqi Shala – Kandidat per Kuvendin Komunal të Gjilanit.
#MeRiadRashitin Kryetar.
#Mamirëpërkomunën
#Naduheshedheti

    XLPress

    Postime të ngjashëm