Kurti votohet nga VV si kryeministër, prezanton programin e qeverisë në mandatin e ri

Albin Kurti është votuar unanimisht për kryeministër i Qeverisë së Kosovës, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në fjalimin e tij, Kurti premtoi se mandatin e ardhshëm, transporti publik është ndër fushat që kërkohet shumë angazhim.
“Do të nisim me përjetësimin e programit anembanë. Do të krijojmë rrjet të integruar në gjithë territorin e vendit.
Bileta do të jetë e subvencionueshme dhe me 10 euro të gjithë do të jenë në gjendje të udhëtojnë anembanë. Do të investojmë mbi gjysmë miliardi euro në Brezovicë. Do të sigurohemi që të bëhet e famshme në mbarë botën. Do të mbështesim sipërmarrësit e diasporës”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se në mandatin e ri do të mbështeten gjyshërit e secilës familje që ka fëmijë.
“Paga minimale do të rritet mbi 500 euro. Për veturat e importuara nga BE-ja do të heqim taksën për 10 për qind.
Do ta themelojmë fondin e sigurimeve shoqërore nga i cili do të themelohet pagesa për pushimin e lehonisë. Në mandatin e ri do të shtojmë bursat e mobilitetit. Do të dyfishojmë buxhetin e bursave. Do të nisim ciklin e boneve për fëmijët që hyjnë në kopshtet private”, ka thënë ai