Sokol Haliti: Komuna e Vitisë është ndër komunat që ka realizuar më së shumti premtime në nivel vendi

Jam shumë i lumtur që Komuna e Vitisë është ndër komunat që ka realizuar më së shumti premtime në nivel vendi.
Kjo është dëshmi e punës së përkushtuar, bashkëpunimit me qytetarët dhe transparencës në çdo hap. Veçanërisht ndihem krenar që jemi kampionë në aspektin e realizimit të premtimeve për infrastrukturë, një bazë e rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve tanë.
Faleminderit të gjithëve për besimin dhe mbështetjen! Së bashku po ndërtojmë një Viti më të zhvilluar dhe më të bukur.