Ismajli: EuroModel në Gjilan, është modeli më i mirë i zhvillimit të ndërmarrësisë në vendin tonë

Arber Ismajli
Të dashur qytetarë,
Fabrika për prodhimin e mobiljeve EuroModel në Gjilan, është modeli më i mirë i zhvillimit të ndërmarrësisë në vendin tonë.
✅ Janë ekipë e përkushtuar e cila prodhon mobilje shumë moderne dhe të veçanta, të cilët veprimtarinë e tyre biznesore e kanë pasion dhe përkushtim për modernizimin e ambienteve tona.
Nga vizita në këtë fabrikë u impresionova nga standardet e larta të prodhimit, teknologjia moderne dhe ambienti i punës që inkurajon kreativitetin dhe bashkëpunimin🪑.
🙌🏼Si veçori që e bënë model këtë fabrikë është fokusimi i saj në fuqizimin e grave në punësim, duke u dhënë atyre mundësi të barabarta për karrierë dhe zhvillim profesional.
Bizneseve lokale, ju premtojmë se si qeverisje e ardhshme, dyert e komunës do të jenë të hapura, në çdo orë e në çdo çast, sepse iniciativat që nxisin zhvillimin e bizneseve tona, e bëjnë Gjilanin tonë qytet më të zhvilluar e më të bekuar.
🙏🏼Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për stafin EuroModel të cilët po japin kontribut të veçantë në tregun biznesor të Gjilanit dhe zhvillimin e një industrie moderne për të cilën edhe tërë Evropa na e ka lakmi.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#BashkePerGjilan
#ArberIsmajli #113