Ismajli: Llashtica po tregon se është në ballë të mobilizimit dhe se ndryshimi i madh po vjen.

Arber Ismajli
Bashkë me një pjesë të ekipit, isha për vizitë në Nëndegën e Llashticës për të konfirmuar edhe njëherë entuziazmin që kanë banorët e kësaj pjese për ndryshimin e mentalitetit qeverisës në Gjilan.
Kryesia e Nëndegës së Llashticës tregoi organizim, unitet dhe gatishmëri të plotë për zgjedhjet e 12 tetorit.
🗣️Në diskutimet e hapura me ta, u ndje fort dëshpërimi i madh për qeverisjen lokale në ikje, por, mbi të gjitha, edhe shpresa për një të ardhme më të mirë për fshatin dhe për gjithë komunën.
Llashtica po tregon se është në ballë të mobilizimit dhe se ndryshimi i madh po vjen.
Bashkë, me këtë vullnet të jashtëzakonshëm të tyre, rezultati jonë i përbashkët është edhe më i sigurtë.
🙏🏼Faleminderit shumë Nëndega e Llashticës.
Do të më keni në gatishmëri për çdo ditë, pas ardhjes të ditës së demokracisë në qytetin tonë, pas 12 tetorit.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#BashkePerGjilan
#ArberIsmajli #113