Cancel Preloader

Profesor Nexhat H. Rexha – një jetë në shërbim të dijes

 Profesor Nexhat H. Rexha – një jetë në shërbim të dijes

 

Profesor Nexhat H. Rexha – një jetë në shërbim të dijes

Sot shkolla jonë dhe mbarë komuniteti arsimor po përjetojnë humbje të madhe, ndahet nga jeta profesori ynë i dashur dhe i nderuar, Nexhat H. Rexha.

Me mbi 40 vite përvojë të pandërprerë në arsim, profesori Rexha ishte më shumë se një mësimdhënës: ai ishte një kontribues i madh në edukimin e gjeneratave, një njeri që e jetoi profesionin me pasion, përgjegjësi dhe dashuri të thellë për nxënësit dhe të gjithë ne që e njohëm.

Në secilin vit, në secilën klasë dhe në secilin nxënës, ai la një gjurmë të veçantë. Me urtësinë, me përkushtimin dhe me shembullin e tij të pashoq, profesor Nexhati u bë udhërrëfyes për dijen, model i edukatës dhe frymëzim për kolegët dhe nxënësit e shumtë që patën fatin ta njihnin.

Humbja e tij është e madhe, jo vetëm për familjen dhe shkollën, por për tërë arsimin, sepse bashkë me të mbyllet një kapitull i pasur i punës dhe i kontributit të pandalshëm për brezat.

Në këto çaste dhimbjeje, shkolla jonë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan. Kujtimi për profesor Nexhat Rexhën do të mbetet i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e arsimit tonë.

Pushoftë në paqe dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Në shenjë nderimi dhe kujtimi për jetën dhe veprën e tij, shkolla jonë organizon një Mbledhje komemorative që do të mbahet neser më datë 12.09.2025 (e premte) në orën 10:30, në hapësirat e shkollës.

    XLPress

    Postime të ngjashëm