Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar pezullimin e pacaktuar për Dialogun e tyre Strategjik në Kosovë.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar pezullimin e pacaktuar për Dialogun e tyre Strategjik në Kosovë.
Ky veprim është ndërmarrë për shkak të veprimeve të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e ambasadës.
“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta. Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri i Përkohshëm Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve. Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij të Kosovës. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kosovë.
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në një përgjigje për Kohën sot, kishte bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësitë për një përgjigje ndaj veprimeve të Kurtit.
Ajo ishte shprehur e zhgënjyer me deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti të bëra në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.