Cancel Preloader

U prit me admirim në mediat ndërkombëtare, e me cinizëm në Kosovë, ngase e kemi humb shpresën në gjithçka

 U prit me admirim në mediat ndërkombëtare, e me cinizëm në Kosovë, ngase e kemi humb shpresën në gjithçka

Agron Demi

 

Vendimi i Shqipërisë për të emëru një “ministër” të inteligjencës artificiale për të mbikëqyrur kontratat e prokurimit u prit me admirim në mediat ndërkombëtare, e me cinizëm në Kosovë, ngase e kemi humb shpresën në gjithçka e na ka mbetë vetëm sarkazma mos me lujt mendsh.

Ende është herët me ditë se çka ka me sjellë ky eksperiment. Por, ky hap ka rëndësi sepse e vendos përdorimin e AI-së në sektorin publik në qendër të diskutimit.

Kosova, e cila tash e shtatë muaj nuk ka arritur të formojë një qeveri funksionale (me njerëz të pamarun vesh), do të përfitonte shumë nga kjo qasje. Përveç prokurimit, në Kosovë AI-në e kisha fut në përdorim në secilin proces punësimi, me i zavendësu isnpektorat e punës e arsimit, madje edhe me dhanë vlerësime në gjykata. AI e kish ba këtë punë shumë ma mirë, ma shpejtë, ma korrekt.

AI mund të jetë mjeti ma i shpejtë dhe ma efektiv për reformimin e administratës publike dhe uljen e burokracisë.

    XLPress

    Postime të ngjashëm