Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, realizoi një vizitë lamtumire te znj. Vjosa Osmani në Prishtinë.

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, realizoi një vizitë lamtumire te znj. Vjosa Osmani në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për përmirësimet e arritura në sigurinë e Kosovës dhe u vlerësua niveli i lartë i bashkëpunimit institucional të arritur gjatë mandatit të Komandantit të KFOR-it.
Gjeneral Barduani falënderoi znj. Osmani për mbështetjen ndaj përpjekjeve të KFOR-it për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Znj. Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkushtimin e Gjeneral Barduanit ndaj stabilitetit të Kosovës dhe e dekoroi atë me Medaljen Ushtarake Presidenciale, si një shenjë konkrete e vlerësimit për lidershipin e tij të dalluar dhe shërbimin e paçmuar.
Dekoratë që Gjeneral Barduani theksoi se është e denjë të ndahet me ekipin e tij dhe me shokët e KFOR-it.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.
#KFOR
#NATO
#StrongerTogether