Elida Rusta
Sonte e s’di kur kam me shkrue për ty,
se nuk shkruhet n’ránë,
kur era fryn si e tërbueme.
Në dhomë t’rrëfimit,
nën peshën e mkateve që kurrë s’i kam ba,
vdes
e mandej kthehem me lind për s’dyti,
për s’treti…
Vdes n’kamb’,
aspak drojshëm.
Mes rreshtash
s’muj me t’mshef,
as kur mungon,
as kur shkel livadheve me gjurm’ tutsi.
Mos harro se poetët vuejnë për dhimbje,
mos harro se dielli edhe nesër ka me lé.
Nesër,
në agun e parë t’ditës re,
ti ke me kén veç nji mendim
si rob që e tremb dashnia,
i lirë në rrugën e prishjes së ándrrave.
Ke me u djeg
n’flak’ t’oxhakut tém
e ke me msue se hiçi ásht ma i idht’ se deka,
këmbanat s’munden me lajmrue meshë pa vakt..