Arbër Ismajli: PALMA”, një ndër bizneset shumë të përkushtuara të qytetit tonë e cila po na bënë krenarë si Gjilan e si Repubikë

Arbër Ismajli
Të dashur qytetarë,
Ngado që po shkojmë, po mahnitemi me punën e jashtëzakonshme të bizneseve tona.
E veçanta e kësaj është edhe vizita në “PALMA”, një ndër bizneset shumë të përkushtuara të qytetit tonë e cila po na bënë krenarë si Gjilan e si Repubikë.
✅Ky biznes i cili shpreh mjeshtërinë e veçantë, punën e jashtëzakonshme dhe produkte finale cilësore, bënë që tregu jonë lokal të jetë lider në fushën e prodhimit të mobiljeve dhe kuzhinave moderne.
Ajo çka ju nevojitet bizneseve tona janë përkrahja lokale përmes formave të ndryshme në mënyrë që këto biznese të rriten, të zhvillohen, të kenë fuqinë e ndikimit në tregun e industrisë në nivel vendi, por edhe jashtë saj.
🙌🏼Faleminderit për mikpritjen stafit të mrekullueshëm “PALMA” dhe zotohemi para jush që pas 12 tetorit do ta keni pranë edhe shtrirjen e dorës së nivelit lokal në mënyrë që të shënoni histori suksesi në prodhimtari.
Gjilani i Ri ndërtohet duke besuar dhe duke investuar te puna e ndershme e prodhuesve tanë.
Bashkë, ecim për fitore!
🙏🏼Mirënjohës e shumë falënderues për Ekrem e Drilon Shahinin!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#BashkePerGjilan
#ArberIsmajli #113