Fillimet e reja janë në qendër të festimit të Rosh Hashanah, Vitit të Ri Hebraik.

Fillimet e reja janë në qendër të festimit të Rosh Hashanah, Vitit të Ri Hebraik.
Kjo festë shënon fillimin e një periudhe pendese për gabimet e së kaluarës, lutjeje për një të ardhme më të mirë dhe veprimesh simbolike për fat të mbarë, si konsumimi i ushqimeve të ëmbla. Duke vepruar kështu, besohet se festuesit e nisin ciklin e ardhshëm dymbëdhjetëmujor me një fletë të bardhë dhe me një vit “të ëmbël” përpara.
E prodhuar në Gjermani, kjo kartolinë urimi e fillim-shekullit XX për Rosh Hashanah festonte premtimin e fillimeve të reja duke e lidhur me një fenomen që po përhapej në Evropë në atë kohë: emigrimin drejt Amerikës. E modeluar sipas dizajnit të një bilete anijeje, kartolina shfaqte mënyrën se si hebrenjtë evropianë e kuptonin premtimin e Amerikës—Tokën e Artë—si një mundësi për të lënë pas vështirësitë e së kaluarës dhe për të filluar nga e para me horizonte të reja përpara. “Bota e re” përjetohej si mishërimi modern dhe laik i “vitit të ri”.
Kultura popullore dhe materialet e përkohshme të hebrenjve evropianë të shekullit XX shpesh pasqyronin këtë preokupim me emigrimin drejt SHBA-së. Kjo kartolinë e Rosh Hashanah shënon në gjuhën jiddish se është “e vlefshme për 120 udhëtime të përvitshme në rrjedhën e jetës”, një referencë ndaj bekimit dhe shprehjes hebraike që njeriu të jetojë deri në 120 vjet. Prej andej, përshëndetjet që i urojnë “pasagjerit” një “udhëtim” plot jetë, paqe dhe mbarësi në vitin e ri, forcojnë edhe më tej lidhjen mes emigrimit dhe festimeve të kësaj feste.
Në të njëjtën mënyrë që nisja drejt Shteteve të Bashkuara sillte me vete shpresën për begati materiale dhe siguri, Rosh Hashanah i sillte këto shpresa përmes besimit fetar. Edhe pse udhëtimi përtej oqeanit nuk ishte i mundur për shumë nga ata që ëndërronin një jetë të re, kremtimi i Rosh Hashanah ngjallte një optimizëm të ngjashëm për të ardhmen tek të gjithë ata që shpresonin për një jetë më të mirë.
Chag Sameach!
Kredi: Kartolinë e Rosh Hashanah në formë bilete anijeje, 1900–1920, Gjermani. E blerë nga Alan Scop, 67.90