Romani “Njeriu që shkruante në varreza”

Kliton Nesturi
Romani “Njeriu që shkruante në varreza” është libri im I njëmbëdhjetë dhe romani I tretë, i cili tashmë i paraqitet lexuesit.
I nisur fillimisht si një tregim në vitin 1991, tashmë ai ka marrë formën e plotë duke u pasuruar me ngjarje dhe personazhe.
Falenderoj miqtë e mi Luan Pengili , Leonard Veizi Albert Gjoka , Zyrafete Shala , dhe Ermir Nika si lexuesit e pare te këtij Romani, te cilet me kane ndihmuar me sugjerimet e tyre që kjo vepër të marri udhën drejt lexuesit.
Falënderoj dy miqtë por edhe botuesit e mi Miranda Goleci dhe Bujar Karoshi për mikpritjen dhe gjithë punën e pakursyer që bënë për realizimin e këtij romani.
Në mënyrë të veçantë ky roman është një nderim dhe kushtim për Mexhit Prençin dhe Loredan Bubanin, dy njerëz të veçantë që gjithmonë kanë besuar tek unë dhe më kanë përkrahur shumë në rrugëtimin tim krijues. U jam përherë mirënjohës.
***
Në të gjithë historinë e qytetit, thuajse nuk ishte shënuar asgjë e madhe, asnjë ngjarje që të tërhiqte vëmendjen e njerëzve nga anët e tjera të vendit apo të botës, festë apo diçka tjetër. Edhe luftërat botërore kishin kaluar pa lënë gjurmë, aspak si ngjarje të jetuara, por si histori a gojëdhëna të treguara, të ndodhura diku gjetkë. Përgjatë tyre, asnjëra prej familjeve nuk mundi që të nxirrte një hero, një prijës apo luftëtar, statujën apo përmendoren e të cilit do ta vendosnin në sheshin kryesor apo edhe në ndonjë park, ashtu edhe siç ndodhte rëndom në qytetet e tjera. Edhe shëtitoren kryesore e kishin quajtur “Shëtitorja e Heroit”, për hir të Heroit kombëtar, në një prej viteve jubilarë që përkonte me lindjen e tij e që u festua me madhështi në të gjithë vendin.
Që prej zanafillës së tij, qyteti endej në një jetë të qetë, monotone e të ndenjur si një pellg. Disa e quanin këtë si një bekim që Zoti u kish bërë banorëve të tij, duke iu krijuar një jetë përgjithësisht të paqtë, ndërsa për disa të tjerë, ky fat qe një mallkim, pasi qyteti i tyre nuk tërhiqte vëmendjen e askujt, duke mbetur thjesht një njollë e vogël diku hartë, apo siç shpreheshin së fundmi një grup të rinjsh: “një vrimë e harruar e Zotit.” (Fragment)
Vlerësime për librin:
“Ky është romani më i mirë i shkruar nga një autor bashkëkohor shqiptar mbi kotësinë e jetës në periferi, paradoksin dhe misterin e përditshmërisë dhe që rrëfimtari zotëron mjeshtri për të mbajtur lexuesin në tension deri në faqen e fundit.” — Dr. ALBERT GJOKA
“Me romanin “Njeriu që shkruante në varreza”, Kliton Nesturi na vë përpara një rrëfimi të ngjeshur ku gërshetohen frika, misteri dhe plagët e fshehta të një komuniteti. Me një narracion të rrjedhshëm e të mprehtë dhe me personazhe të gdhendura me kujdes, autori shpalos absurditetet dhe krizat morale të shoqërisë shqiptare bashkëkohore. “Njeriu që shkruante në varreza” është një udhëtim në thellësitë e shpirtit njerëzor dhe një pasqyrë e realitetit që e jetojmë, por që nuk guxojmë ta shohim.” — ZYRAFETE SHALA
“Një qytet i vogël mbart gjithmonë kontraste të mëdha: njerëz mendjehapur që kërkojnë të ndryshojnë diçka, përballë atyre me një botë të mbyllur, të ngushtë e të frikësuar nga çdo risi. Pëplasja e ideve është e pashmangshme — por jo vetëm ideve. Nën sipërfaqen e qetë të përditshmërisë, fshihet një realitet i trishtë, që vë në dilemë jo vetëm banorët, por edhe figurat kyçe të komunitetit: priftin e zonës, i cili fillon të dyshojë në misionin e tij, dhe kryepolicin që është aty thjesht për të kaluar ditët e fundit të punës zyrtare.” — LEONARD VEIZI
“Nesturi mbetet dëshmitari i fundit i atij realiteti ku pikëtakohen katër stinët e një moti dhe ku vërehet qartë vija ndarëse midis dy botëve — të të gjallëve dhe asaj të të vdekurve. Karaktere që përjashtojnë nga atmosfera e tyre çdo të pangjashëm dhe, kësisoj, shpërbëjnë ciklet biologjike të jetës dhe të vdekjes. Krijesa të fosforta dhe shpirtra demoniakë në këtë sfond gjenden në betejën e përjetshme dhe fatale për mbijetesë në të dyja anët; në të dukshmen dhe të padukshmen, brenda një spektri sa optik, po aq edhe skeptik!” — Dr. ERMIR NIKA
Kliton Nesturi
Njeriu që shkruante në varreza
Roman
Botimet M&B
Tiranë, 2025
ISBN 978-9928-851-20-8
Formati: A5
Faqe: 304
Çmimi: 1200 lekë
***
Redaktor: Albert Gjoka
Recensentë: Leonard Veizi, Ermir Nika
Fotografia në kopertinën kryesore: Agim Kuri
***
Për çdo porosi në Tiranë ose në rrethe, kontaktoni në email: [email protected], Cel. 0686508441 (Whatsapp) ose me komente dhe mesazhe këtu më poshtë.
Këtë libër dhe të gjithë botimet tona mund ti gjeni pranë librarisë sonë në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”, Qendrës Shëndetësore nr. 3, në librarinë @leximtari.al në Qendrën Tregtare RING Center, në librarinë Art’s pranë Shkencave të Natyrës ose mund ta porosisni pranë librarive në qytetin apo lagjen tuaj. Posta brenda vendit, për porositë direkte, është FALAS.
#LetersiShqipe #Roman #autoreshqiptare #letersishqipe #autoreshqiptare #romanishqiptar #fiction #botimeMB #KlitonNesturi