Cancel Preloader

Nicole Kidman dhe Keith Urban ndahen pas gati 20 vitesh lidhje

Pas pothuajse dy dekadash, aktorja e njohur Nicole Kidman dhe këngëtari i muzikës country Keith Urban i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Lajmi u raportua fillimisht nga revista People, duke cituar burime pranë çiftit. Kidman, 58 vjeç, dhe Urban, 57 vjeç, janë martuar në vitin 2006 dhe kanë dy vajza: Sunday Rose (17 vjeçe) dhe Faith Margaret (14 vjeçe).

Sipas TMZ, që gjithashtu citon burime të afërta, çifti ka jetuar i ndarë që nga fillimi i verës së kaluar. Vajzat ndodhen me nënën në shtëpinë familjare në Nashville, ndërsa Urban raportohet se është zhvendosur në një rezidencë tjetër.

Ndërsa lajmi për ndarjen ka tronditur fansat, vetëm pak muaj më parë – në qershor – Kidman postoi një foto në Instagram ku shfaqej duke përqafuar Urban në përvjetorin e martesës së tyre. “Gëzuar përvjetorin zemër ❤️”, kishte shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte në rregull.

Kjo është martesë e dytë për Nicole Kidman, e cila më parë ka qenë e martuar me aktorin Tom Cruise.

As Kidman dhe as Urban nuk kanë komentuar ende publikisht për ndarjen, por burimet thonë se procesi është zhvilluar në mënyrë miqësore, me përkushtim të përbashkët për rritjen e vajzave të tyre.

    XLPress

    Postime të ngjashëm