Alban Hyseni
Sot, së bashku me Nënën Stane, deputetë, ministra, aktivistë dhe qytetarë, nderuam historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Flaka e Janarit ka filluar që nga dita e sotme, duke na kujtuar heronjtë dhe dëshmorët që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Vizituam Kodrën e Dëshmorëve, ku mes varreve të heronjve reflektuam mbi sakrificat e tyre dhe ripërtëritëm angazhimin për një Kosovë që respekton dhe vlerëson ato sakrifica.
Më pas, vizituam ushtarët e FSK-së, të cilët me guxim dhe përkushtim mbrojnë sigurinë dhe sovranitetin e vendit tonë. Flaka e Janarit na kujton sakrificat që na sollën lirinë dhe angazhimin për të ndërtuar një të ardhme të sigurt.