Pse deshtoj LDK ne zgjedhjet e fundit dhe cila eshte rruga e kendelljes.
Sali Rexhaj
Çdo rezultat nen 25% ne keto zgjedhje per LDK-en eshte deshtim, arsyetime as mjegullim e vend per vetkenaqesi nuk ka.
Pika e pare kishin nje logo ku para emerit te LDK-es qendronte emeri i Lumirit. Kosovaret nuk i preferojne shume ata qe dalin para partise e shtetit. Emerin para partise nuk e kan vendose as Rugova, Thaqi, Isa, Haradinaj.
Se dyti, Lumiri emeroj ne shume dege vet kryetaret duke mos lejuar qe ata te dalin nga baza me zgjedhje te lira e demokratike, ne te njejten menyre e beri edhe listen e kanditateve per deputet. Kjo ne Kosove nuk funkcionon sepse irritohen aktivistet e perkrahesit dhe me shume humbe se sa fiton vota.
Ishte gabim i pafalshen eleminimi i Agim Veliut ne menyre arbitrare ne kundershtim me statutin e LDK-es, kjo me se paku LDK-es i ka kushtuar me humbjen e 20 000 votave. Si spjegohet fakti se te gjithe deputetet e LDK-es u futen ne liste, ndersa u largua vetem Agim Veliu i cili kurre qe 35 vjet nuk i ka humbe asnje pale zgjedhje.
Eshte e pakuptueshme qe ne lista te Vv u futen ata qe e kundershtuan qeverin e LDK-es ne krye me Avdullah Hotin, po edhe te tille si rasti i ish-deputetes se Vv z. Baftu e cila edhe sot perballet me gjykaten per sulme mbi institucione te shtetit sa ishte anetare e Vv, ndersa eleminohet Agim Veliu.
Abdixhiku pati hapsire te madhe ne media e tubime, por nuk arrinte qe te artikulohej mire ne krahasim me z. Bedri Hamza i cili si kanditat me pervoje te gjate ne qeverisje merrej me probleme vitale te qytetareve, ndersa Abdixhiku si i papervoje ne qeverisje me shume fliste nga niveli akademik per gjera te cilat qytetaret e thjeshte nuk i kuptojne.
LDK duhet te futet ne qeveri me kuadrot e saje me te afta, me Avdullah Hotin, Hykmete N. Bajramin dhe ekspert tjere te cilet do ta ndihmojne qeverine e udhehequr nga kreu i opozites Bedri Hamza qe ta rikthej Kosoven ne nje shtet normal ku do te zgjidhen problemet e qytetareve, zhvillimi ekonomik, sjellja e investimeve te huaja dhe realizimi i atyre kapitale. Mbi te gjitha eshte urgjent permiresimi i raporteve me BE, NATO e SHBA dhe te nxjerret Kosova nga agjendat e rrezikshme serbe e ruse ku e ka fute Kurti.
Abdixhiku duhet te terhiqet, vet tha se e merr pergjegjesine per deshtim, dhe LDK-en me ne fund duhet ta udheheqe Kujtim Shala, njeriu me i artikuluar ne politiken kosovare e me gjere. Kujta nuk duhet te mbetet anash me arsyetimin se do te veproj paralelisht si plitikan pa u tereheqe nga puna akademike. Te gjithe e dime se Kosova eshte ne rrezik te madh. As Rugova kurre nuk do te merrej me politike sikur Kosova te ishte ne rruge te mire per ti realizuar te drejtat e qytetareve, por e kerkoj momenti historik dhe e sakrifikoj karrieren akademike dhe u angazhua me te gjitha kapacitetet e tije intelektuale ne politike, gje e cila rezultoj me çlirimin e pavaresimin e Kosoves, dhe do te mbahet ne mend si Presidenti Historik i shtetit te Kosoves.
Refuzimi i LDK-es per tu perfshi ne qeverisje nuk e ka asnje arsye reale, pos nese dikush pretendon qe ta mshefe deshtimin ne zgjedhje dhe ta fus Kosoven ne nje rrezik te paparashikueshem, sepse Albin Kurti e ka mision te jetes se tije shkatrrimin e Kosoves, ndersa LDK-es nuk i takon qe ta ndihmoj Kurtin ne realizimin e kesaj kauze.
Nese LDK-e do te dilte para PDK-es jam 100% i sigurte se PDK-e do ta pranonte Lumirin per kryeminister dhe do te futej ne qeveri. Keni parasyshe faktin se me PDK-en eshte fute ne koalicion Rugova, Sejdiu e Isa Mustafa, dhe çdohere nga ky koalicion ka perfituar Kosova, prej Rambujese, bisedimeve te Vjenes e deri te shpallja e pavaresise. LDK e PDK e krijuan qeverine me te mire pas luftes ne krye me Isa Mustafen.
LDK deshtimet nuk duhet ti arsyetoj se erdhen nga qeverisja me PDK, AAK apo Vv. Jo LDK-es problemet çdohere i jane shkaktuar nga brenda. LDK-en e kan pergjysmuar Daci e Vjosa, pune te cilen nuk ka arrite qe ta beje kurre as Serbia. LDK edhe ne kohen e Rugoves eshte sulmuar nga brenda, me strategjine e njohur qe te merret kakaja nga brenda, por çdo here kan deshtuar. Dihet rasti i vitit 1994 e 1998 kur grupi i enveristeve ne krye me Hydajet Hysenin e te perkrahur nga Qosja, Demaçi e Bakalli nga jasht, dy here tentuan qe ta marrin kalane, por deshtuan. Njejte deshtuan edhe Bukoshi, Edita… Pas vdekjes se Rugoves u arrit qellimi qe LDK-e te demtohet rende, njehere nga Daci e pastaj nga Vjosa, asnje faj per keto thyerje nuk i kan partite tjera. Fajet i kan vetem Fatmir Sejdiu e Isa Mustafa te cilet nuk i larguan me kohe Dacin e Vjosen siq i largonte Rugova puçistet si Hyden, Bukoshin, Editen e te tjere.