Ahmet Isufi: Në Kullën e Bashkimit, ku bashkohen të gjithë shqiptarët

Në Kullën e Bashkimit, ku bashkohen të gjithë shqiptarët prej ngado që vijnë se dera është e hapur me mikpritje e bujari, nga Komandanti i PërgjithshëmUÇPMB-së, Shefket Musliu.

Të nderuar me prezencë të Kryetarit të OVL-së së Bujanocit, Bejtullah Bejtullahu, të Krytarit të LPD-së në Bujanoc, Shqiprim Musliu dhe Kryetarit të OVL-së të UÇK-së në Kamenicë Milaim Limoni- Kom.Xhaxhi, bashkë me kolegët, kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, Emine Daci Zejnullahu, Nazim Gagica, Faton Jakupi e Fatmir Matoshi, bashkëbiseduam për kushtet e bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të Kosovës Lindore, për gjendjen andej kufirit dhe vështirësitë e pengesat që kanë në Kosovë lidhur me rregullimin e statusit të tyre.

Ata, nuk kanë nevojë për fjalë, por për zgjidhje dhe këtë mund ta realizojnë me përfaqësuesit që i kanë ditur hallet e tyre dhe iu kanë ndejtë përkrah atëherë kur ishin në rrezik dhe tash që e kuptojnë problemin e tyre sikur të vetin.

Prandaj adresa më e saktë e më besnike është Aleanca me partnerët për Kosovën Fituese 137✅!