Aktakuzë kundër 6 personave për grabitje, armëmbajtje pa leje, shitblerje të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm

Aktakuzë kundër 6 personave për grabitje, armëmbajtje pa leje, shitblerje të armëve

dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm

Gjilan, 14 mars 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të
Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M.,
për shkak të veprave penale ‘’Grabitja’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,
‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Importi,
eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e
paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës
(KPRK).
Sipas aktakuzës, me 18 Nëntor 2021, në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin
Parallovë, komuna e Novobërdës, të pandehurit D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M.,
në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për
vete, kanë grabitur shumën e parave prej 996,271.24€ dhe 46,780.00 dollar amerikan
(USD) në dëm të të dëmtuarve Bankës Pro Credit, me seli në Prishtinë dhe kompanisë
“Besa Security”, me seli në Prishtinë, në atë mënyrë që i pandehuri D.G., ka siguruar dhe
vënë në qarkullim automjetin e tipit ‘’Volvo’’, ndërsa i pandehuri M.L., si menaxher në
Kompaninë “Besa Security’’, ka përgatit automjetin special për transportimin e parave të
gatshme, ashtu që i njëjti pa dijeni të pronarit të kompanisë, këtë automjet e ka dërguar
në autoservis pronar i të cilës është i pandehuri K.Xh., ku aty bashkë me të pandehurin
K.Xh., ia vendosin pajisjen elektronike për ç’aktivizim të motorit nga distanca përmes
teledirigjimit dhe në ditën kritike të pandehurit A.B., V.S. dhe N.M., automjetin ‘’Volvo’’
e fshehin në fshatin Parallovë, ndërsa me automjet ‘’Zafira’’ i vihen pas në përcjellje
automjetit ‘’Fiat’’, i cili kishte grumbulluar paratë nga automatet bankare për t’i dërguar
në Bankën Qendrore Pro Credit në Prishtinë, ku me të arritur në fshatin Parallovë, e
ndalin me teledirigjim dhe të njëjtit të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata,
fillimisht gjuajnë me armë, pastaj shoferin dhe tre punëtorë tjerë i nxjerrin jashtë, marrin

nga automjeti 10 çanta të mbushura me para, i vendosin në automjetin e tyre dhe shkojnë
tek vendi ku e kishin lënë automjetin ‘’Volvo’’, ndërsa automjetin ‘’Zafira’’ e djegin.
Me këto veprime, të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’ nga
neni 317 paragrafi 3 dhe nenin 31 të KPRK-së.
Të pandehurit V.S., A.B. dhe N.M., akuzohen edhe për veprën penale ‘’Përdorimi i armës
apo mjetit të rrezikshëm’’, nga neni 367 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri A.B., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi,
kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së,
ndërsa, i pandehuri V.S. edhe për veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi,
transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo
materieve plasëse’’, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të
KPRK-së.

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Gjilan

Postime te ngjashme

{ FILOZOFI / Disiplina e HESHTJES, sipas Pitagorës }
Zgjedhjet 2025
24 Mar 2024
By XLPress

FILOZOFI / Disiplina e HESHTJES, sipas Pitagorës

Disiplina e Heshtjes së Pitagorës synonte të formonte një mendje më reflektuese përmes kontrollit të të folurit. Me këtë praktikë askete, i urti i shkollës së Krotonit u mësoi qindra burrave dhe grave se vetëm kur dikush abstraktohet nga bota e prekshme, bie në kontakt me veten, duke arritur kështu mençurinë autentike. Parimi themelor që […]

{ Zbulim me rëndësi për historinë SHQIPTARE? – Gjurmë Shqiptare }
Zgjedhjet 2025
23 Mar 2024
By XLPress

Zbulim me rëndësi për historinë SHQIPTARE? – Gjurmë Shqiptare

Te dhenat per nje vend te çuditshem arkeologjik kane mberritur tek Ne. Ai ndodhet rreth kater ore nga Tirana. Por çfare qendron pas tyre? Nje rrugetim i jashtezakonshem… Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të […]

{ Marcus Aurelius: Filozofia e një Perandori }
Botë
23 Mar 2024
By XLPress

Marcus Aurelius: Filozofia e një Perandori

Në mesin e fushatave brutale kundër popujve gjermanikë të Danubit, perandori Marcus Aurelius shkroi një sërë reflektimesh, që e vendosën atë në mesin e mendimtarëve më me ndikim të lashtësisë. Në shekullin e dytë pas Krishtit, bota e perandorit Marcus Aurelius ishte në rrënim. Një murtajë e madhe shkatërroi Evropën perëndimore, ndërsa ai filloi një […]