Cancel Preloader

Ali H. Huruglica: Personalitet i përkushtimit kombëtar

 Ali H. Huruglica: Personalitet i përkushtimit kombëtar

PERSONALITET I PËRKUSHTIMIT PROFESIONA, KOMBËTARË DHE NJERZORË
in memoriam – Ali Huruglica

Ali Haki Huruglica- 11. 01. 1961- 22. 06. 2002

 

Murat Hoxha

Me këtë shkrim, dua ta përkujtoj Ali Huruglicen, një personalitet, me të cilin në dy periudha të shkurta ishim bashkë në drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadaster.

Periudha 1969-1989, në vlersimin tim konsiderohet ngritja e vetëdijes kombëtare, përmes ndërtimit të kapaciteteve profesionale, menaxheriale, etike apo morale siç e perdornin politikanët e kohes.

Në kohen kur për herë të parë isha përcaktuar udhëheqës i kësaj drejtorie, Aliu ishte i punësuar si zyrtarë në punët e regjistrimit të të drejtave të prones, pra sektorin e kadastres.
Në atë moment Ishte i vetmi jurist i diplomuar në drejtorinë e kadastrës. Kujtoj që në këtë drejtori ishte i radhitur në kuadër të programit të angazhimit të kuadrave me edukim superiorë.

Në kontaktet dhe komunikimet e para e ndjeva si mundesi e mirë që Aliu ishte pjesë e një kolektivi, shumë të respektuar

Kadastra ishte një institucion ku zbatoheshin në mënyrë strikte rregullat, kishte kuadro me kompetenca profesionale dhe me përvojë të gjatë. Në këtë ambient ishte sfidë jo e lehtë të avansohet procesi i punes, cilësia dhe efikasiteti, sepse aty funkciononte thuaja se çdo gjë, funkciononte, një lloj “Holocracy”që më vonë u konsideru metodë moderne e menaxhimit.

Megjithate përgjegjësia, synimi dhe vullneti ishin që të ngitet edhe më tepër cilësia organizative e profesionale. Filluam me vlersimin e gjendjes, planifikimin përfshi edhe ngritjen e kapaciteteve njerzore.
Aliu në veqanti kishte iniciativé, ide, dhe vizion për të arritë një konsolidim dhe qëndrueshmëri të drejtorisë.

Duke i prirë ekipit për hartimin e planit të punes, përfshi, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive té stafit në drejtori, ai vendosi një bazë të qëndrueshme për avansimin e cilësisë së funkcionimit të kësaj Drejtorie.

U identifikua nevoja për vende pune, të cilat u miratuan pa asnjë vërejtje nga “Këshilli Ekzekutiv”, dhe së shpejti u rrit numri e ekzekutuesvd nga 16 në 21 ekzekutues.

Formalisht ishin të paraparë dy sektorë, prandaj edhe dy shefa sekrorësh, por në fakt aplikohej koncepti “holocracy”, edhe pse si term ishte i panjoftur atëher.
Ky koncept mundësoi: Shfrytëzim më të mirë të aftësive individuale dhe përfshirje më e madhe të punonjësve në vendimmarrje.

Aliu tani më frymonte me aktivitetet e drejtorisë, kishte komunikim të përditshëm profesional e shoqërorë me stafin, nuk kursehej që diskutimet dhe analizat lidhur me cilësi dhe efikasitet në shërbim të qytetarve. Hartoi disa rregullore të mbrendëshme të punes, ndersa gjithmonë ishte aktiv dhe dinamik në zbatimin e tyre.

Atë dhe disa kolegë të tijë më 1990 i larguan nga puna, për shkak të konsekuences së tyre për ti zbatua ligjet dhe rregulloret për barabarsi të plotë dhe në interes të qytetarve, që në atë fazë kishte tendenca diskriminimi dhe segregacioni.

Edhe pas largimit të tijë nga puna, ai vazhdoi me përkushtim, qoftë përmes konsulencave apo veprimeve të cilat jo vetëm i mbronin, por edhe i rregullonin qështjet pronësore në rrethana të jashtëzakonshme, dhe më vonë edhe lufte.

Ishte ndër të parët që më 1999, u rikthyen në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadaster dhe Pronë. Ishte paslufta, dhe në Republiken e Kosoves u themelu Qeveria e Përkohëshme, deri sa në këtë drejtori filluan të vinin kuadra të reja, dhe një drejtor i ri (Gani Neziri) i cili ishte pjesë aktive e luftes, dhe me profesion gjeodet.

Pas zgjedhjeve të para edhe unë u riktheva në poziten e Drejtorit. Vazhduam bashkëpunimin me Aliun por edhe me gjithë stafin që ishte prezent në ato momente në këtë drejtori.

Ishin rrethana politike dhe organizative krejtësisht të reja, prandaj edhe kishte më shumë ide dhe mundësi ndryshimi dhe avansimi.

Aliu përveq në drejtori, ishte edhe kontributorë në draftimin e Rregulloreve, të cilat zëvëndësonin ligjet dhe miratoheshin nga strukturat e Përkohëshme të Kosoves, si dhe akteve nenligjore përfshi edhe rregulloreve të ndryshme.

Për një periudhë kohore, ishte Avokat Komunal sepse ai tani më kishte kompetenca të mjafrueshme profesionale për të mbrojtë pronen publike, për të cilën kishte paqartësi, sepse të dhënat kadastrale ishin të bartura ne Serbi.

Megjithate Aliu, përkushtim e kishte kadastren. Ai tani më kishte dijen, guximin, dhe vullnetin për të qenë pjesë kyqe e një concepti të ri të riorganizimit. U themeluan 5 sektore: sektori i punëve Administrative, i Matjeve, i Kadastres, i Prones dhe i Banimit.

Para finalizimit të punëve në hartimin e rregulloreve organizative të drejtorisë, Aliun e preku smundja të cilën me fuqinë dhe karakterin e tijë personal, u mundya ta përballonte, por i Gjithfuqishmi e transferoi ate në boten tjeter, për të lënë me dhembje të madhe familjen, miqët, shokët dhe qytetarët e Gjilanit.
Ai tani prehet në paqe, ndersa kujtimet për vepren e Ali Huruglices do të jenë të pa harrueshme dhe gjithmonë të vlersuara.

Personat të cilët punuan në Drejtorinë për gjeodezi dhe kadaster, para luftes-1988-1999
1. Murat Hoxha
2. Zahir Selimi
3. Ferat Sherifi
4. Rada Spaljević
5. Refik Zeqiri
6. Trajanka
7. Rada Kitanović
8. Enver Ahmeti
9. Ali Huruglica
10. Kadrush Kastrati
11. Valbona Bajrami
12. Caca
13. Toma Mihailović
14. Avni Januzi
15. Mahmut Bajrami
16. Isuf Berisha
17. Ibush Jashari
18. Ruzhdi Shabani
19. Nevzat Piraj
20. Murat Salihu
21. Xhelal Haziri

    XLPress

    Postime të ngjashëm