Besnik Tahiri në Jordani si ekspert i reformave qeveritare

Ai ka bërë të ditur se:
Në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar, jam duke qëndruar për disa ditë në Mbretërinë e Jordanisë, për të bërë një analizë profesionale të reformave që qeveria e këtij vendi synon t’i ndërmarrë dhe për të ofruar rekomandimet e mia për avancimin e qeverisjes së decentralizuar.
Në Parlamentin e Jordanisë pata nderin të takoj kryetarin e Komisionit për Çështje Administrative dhe dy blloqet e partive dhe të prezantoj parimet themelore ndërkombëtare të decentralizimit si dhe trendet globale të reformave në qeverisje lokale. Në veçanti, u fokusova në rekomandimet e dhëna nga një grup i ekspertëve të Jordanisë, që lidhen me modernizimin e administratës qeverisëse në këtë shtet. Poashtu, një takim i veçantë ishte me Dr. Ali, Sekretarin Gjeneral në Ministrinë e Çështjeve Politike dhe Parlamentare.
Pritja iahte madhështore, ndërsa bashkëbisedimi ishte mbresëlënës.
Jordania është një ndër vendet më mike të Kosovës dhe është një shtet me një popull që meriton respektin më të madh.