BISEDË ME ORAKULLIN E DELFIT
Vilson Culaj
– Kush është një Simonist?
– Është hija e tij që vuan nga gjërat e falura
– Çka kërkon ai në jetë?
– Ti blej gjërat e shpirtit dhe dijen – shkollën me para, po i dhe pushtet atij bëhet si qeni që e ka shqyer luani në shpinë kur ai ka qenë i ri
– Atëherë përse e luan rolin e luanit ai njeri hije?
– Për ta ngushëlluar veten se jam fërkëmi i huaj në errësirën time.
– E nëse e sheh të nesërmen në rrugë pa pushtet e lypsar
– Ta krijon përshtypjen se krejt dijet e urtia e botës ka rënë mbi ta…
– Mirë biri im; fale të mjerin dhe mos ja jep kënaqësinë që nesër të thotë se më ka vrarë një mbret
– Dua luftë me të dhe tia shqyrj perdën e paditurisë së tij o përkthyesi i gjuhës së Profetëve
– Jo biri im ,, lufta më e mirë në këtë jetë është lufta pa luftë “
Dua t’ia zbeh farën e tij pa arë buke
– Jo,biri im. Atë do ta vras jeta e tij hije.
– Paq bekimin Orakulli i i dashur
Paq ,, mallkimin “ e fatin e Profetëve biri im
– Çfar fli shkumbimi të bëj për këshillën tënde
– Ti vet je fli shkumbimi e kohës që po e jeton biri im , dhe kur të vdesin njerëzit e ligë ti më nuk do jesh më kurrë shërbëtor Perëndish por fjala e tyre po…
– Kur do të vdes unë Orakull i dashur?
– Ti do të vdesësh nese i vret të vdekurit… Kjo nuk është lufta as misioni juaj , sepse nga ti njerëzit e drejtë presin jetë e jo vrasjen e armiqve të tyre…
Klinë 2022