Bruce Lee ishte një fenomen njerëzor

Bruce Lee ishte një fenomen njerëzor në kuptimin e plotë të fjalës, dhe për këtë flasin qartë shumë rekorde botërore që ai vendosi gjatë vetëm 32 viteve të jetës së tij. Nëntë prej tyre, deri më sot, nuk janë thyer:
1. Me një goditje anësore ai mund ta godiste thesin me një forcë prej 45 kilogramësh.
2. Duke përdorur nunçakët, ishte në gjendje të prodhonte një goditje me forcë prej 725 kilogramësh.
3. Mund të godiste 9 herë për një sekondë.
Nëntë goditje në një sekondë thonë gjithçka për shpejtësinë që ai zotëronte, dhe veçanërisht mbresëlënëse ishte demonstrimi i goditjes së tij nga një distancë prej një inçi (2,54 centimetra). Një njeri me peshë 70 kilogramë pas kësaj goditjeje binte 5-6 metra mbrapa.
4. Mund t’i shtynte lehtësisht gishtat në një kanaçe të pahapur.
5. Duke goditur me forcë prej 160 kilogramësh, Muhamed Ali arriti rekordin e Bruce Lee-t, por ai peshonte 107 kilogramë, ndërsa Bruce Lee vetëm 60! Një tregues i mjaftueshëm se me çfarë force dispononte mjeshtri më i madh i arteve marciale ndonjëherë.
6. Mund të godiste me këmbë 6 herë në një sekondë.
7. Mund të bënte 1.500 pompa në seri.
Shumë demonstrime publike të Bruce Lee-t e bënë atë një yll edhe më të madh sesa filmat e tij superpopullorë. Ai ishte në gjendje të bënte 1.500 pompa në seri, 400 pompa me një dorë, 200 pompa mbi dy gishta dhe 100 pompa vetëm me një gisht të dorës!
8. Mund ta godiste një thes të rëndë 135 kilogramë aq fort sa që të ngrihej në ajër deri në rreth 5 metra lartësi.
9. Mund të mbante përpara vetes një shufër me pesha prej 34 kilogramësh me një dorë të shtrirë për deri në 20 sekonda.
Burimi i fotografisë: BruceLee/FB.