Bunjaku: Kryetari Alban Hyseni, ka udhëhequr me sukses projekte që kanë sjellë përfitime të dukshme për qytetarët e Gjilanit.

Leonora Morina Bunjaku

Opozita në Komunën e Gjilanit ka refuzuar sërish ftesat e Kryetarit ë Komunës z. Alban Hyseni për miratimin e buxhetit për vitin 2025, një veprim që ka lënë qytetarët pa mundësinë për të përfituar nga projektet dhe shërbimet e nevojshme.
Ky qëndrim i opozitës nuk është vetëm i papërgjegjshëm, por edhe i dëmshëm për zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni, ka udhëhequr me sukses projekte që kanë sjellë përfitime të dukshme për qytetarët e Gjilanit.

Arritjet e tij kanë përfshirë përmirësimin e infrastrukturës si në fshatra poashtu edhe në lagje të qytetit, rritjen e mundësive për shërbime më cilësore shëndetsore, përkrahjen e të rinjëve, grave dhe të gjitha moshat përmes subvencionimeve dhe avancimin e shërbimeve publike…

Megjithatë, opozita ka zgjedhur të pengojë miratimin e buxhetit, duke vendosur interesat e ngushta partiake mbi nevojat e qytetarëve.

Ky qëndrim i opozitës tregon frikën e saj nga arritjet e Kryetarit Hyseni dhe dëshirën për të minuar çdo përpjekje për zhvillim dhe përparim. Në vend që të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, ata po vazhdojnë të krijojnë pengesa dhe të mbajnë Gjilanin në stagnim.

Është koha që opozita të reflektojë dhe të vendosë interesat e qytetarëve mbi ato partiake. Përgjegjësia e tyre është të mbështesin miratimin e buxhetit dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të projekteve të parapara të Komunës së Gjilanit.

Veprimet e tyre aktuale po dëmtojnë qytetarët dhe po e vonojnë përparimin që Gjilani meriton!!!

#komunaegjilanit