Cancel Preloader

Buxhetimi me Pjesëmarrje u mbajt edhe me banorët e fshatit Gumnishtë

 Buxhetimi me Pjesëmarrje u mbajt edhe me banorët e fshatit Gumnishtë

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, dëgjimi publik ka vazhduar me banorë të fshatit Gumnishtë, në shkollën “Ramiz Cërrnica”.

Në këtë takim me banorët ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi.

Banorët e këtij fshati kanë dhënë këto propozime për projekte për fazën e dytë të votimit:

1.Rregullimi i shtratit të lumit.
2.Tabela digjitale për shkollë dhe laborator shkencor.
3.Kabina të pritjes për udhëtarët.

Më 30 maj do të kthehemi përsëri me procesin e votimit për projektin e lagjes.

XLPress

Postime të ngjashëm