Doarsa Kica Xhelili: Ramadush Emini, është shembulli më fisnik i patriotizmit modern!
“Zemra ime gjithmonë ka rrahur për Kosovën. Pas 34 vitesh sukses në Zvicër, kthehem në Kosovë për të kërkuar besimin tuaj që të jem zëri i mërgatës në Kuvend,” kështu ka nisur fushatën zgjedhore Ramadush Emini, kryetar i degës së parë të LDK-së në Zvicër.
Kjo punë e përkushtuar e ka kthyer degën e LDK-së në si në Kohën e Madhe të Presidentit Rugova. Kjo ka bërë që Doarsa Kica Xhelili, nënkryetare e LDK-së, ta vlerësojë Ramadush Eminin si një shembull më fisnik të patriotizmit modern.
“Të lumtë për punën, Ramadush! Përkushtimi yt për ringritjen e të djathtës rugoviste në mërgatë është shembulli më fisnik i patriotizmit modern,” ka shkruar Doarsa Kica Xhelili në mbështetje të fushatës së Ramadushit për deputet në Parlamentin e Kosovës.
“Kjo mbështetje është një dëshmi e vlerave të përbashkëta dhe një shembull se si mërgata shqiptare mbetet shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të Kosovës. Me Lumir Abdixhikun kryeministër të Kosovës, mërgata do të përfaqësohet në Kuvend dhe do të ketë iniciativa konkrete që do të implementojmë së bashku si pjesë e planit tonë qeverisës,” ka thënë Ramadush Emini. /xlpress.tv