Doli nga shtypi libri im i radhës, Çanakalaja dhe Shqiptarët, kushtuar “Betejës së Çanakalasë”

Kurtesh Devaja

Doli nga shtypi libri im i radhës, Çanakalaja dhe Shqiptarët, kushtuar “Betejës së Çanakalasë”, e cila konsiderohet njëra ndër betejat më të ashpra të Luftës së Parë Botërore, në të cilën morën pjesë edhe shqiptarët!
Libri është ekskluziv, meqenëse në të janë të përfshira ngjarjet kryesore të shoqëruara me faktografi e foto të cilat karakterizojnë Betejën e Çanakalasë – Galipolit.
E veçanta e librit është se në të janë të përfshira edhe listat zyrtare me emrat e shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike shqiptare, pjesëmarrës në Betejën e Çanakalasë, që janë nxjerrë nga dokumentet e Arkivit të Perandorisë Osmane me seli në Stamboll, Turqi.