Engjëll Koliqi: Agim Ramadani dhe Idriz Seferi, rol të veçantë në historinë e Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Engjëll Koliqi, ka vizituar familjen e Heroit Agim Ramadani, në Zhegër dhe ka shprehur thellë respektin dhe dashurinë e mërgatës shqiptare në Itali për familjen Ramadani dhe dëshmorët e tjerë të Karadakut.
“Rajoni i Karadakut, si rajoni më lindor i Kosovës, pa dyshim ka një rol të veçantë në historinë e Kosovës, por dy emrat e veçantë të kësaj historie janë padyshim Idriz Seferi dhe Agim Ramadani,” ka thënë Koliqi.
Për shtetin e Kosovës, ideja e çlirimit është mbajtur gjallë dhe ka vazhduar brez pas brezi me këngë dhe krisma pushke, dhe në istikame kënga dhe krismat janë dëgjuar bashkë, ka shtuar Koliqi.
Engjëll Koliqi, kandidati me numër 103 për deputet në Parlamentin e Kosovës, në vizitën në Zhegër ishte bashkë me afaristin e “Frank House,” Franklin Ramaj.