Bernd Riegert
Aksioni zgjat vetëm disa sekonda. Mbani një shishe spërkatësi me shkumë poliuretani, e mbështesni në skapamento (gypi për nxjerrjen e gazit nga makina), e shtypni një dy herë dhe – kaq. Shkuma më pas ngurtësohet dhe manika nuk ndizet më. Është kjo vetëm një lojë e të rinjve apo vepër penale e dëmtimit të pronës private, apo është vepër e aktivistëve të klimës?
Sipas raportimeve të mediave gjermane, policia në Baden-Württemberg, Bavari, Berlin dhe Brandenburgbeson se pas këtyre aksioneve që kanë ndodhur së fundi fshihet diçka shumë më serioze. Në këto lande që nga muaji dhjetor janë dëmtuar në këtë mënyrë 270 automjete. Gjurmët të çojnë tek organizatorët e aksionit, të cilët ndoshta janë – në Rusi.
Policia ka marrë në pyetje katër të dyshuar. Njëri pranoi se ishin punësuar nga një rus dhe se merrnin udhëzime nëpërmjet një aplikacioni celular nga Rusia. Për çdo veturë të dëmtuar janë paguar nga 100 euro, e ata kanë marrë edhe disa mijëra euro kapital fillestar.
Autoritetet hetimore besojnë se bëhet fjalë për një operacion sabotues rus, që synon të ndikojë nëfushatën aktuale zgjedhore në Gjermani. Automjetet e dëmtuara shpesh kishin ngjitëse me imazhin e kandidatit për kancelar të Partisë së Gjelbër, Habeck si dhe sloganin “Bëhu më i gjelbër!”. Kjo është arsyeja pse hetuesit fillimisht supozuan se aktivistët e klimës ose mbështetësit e të Gjelbërve ishin pas sulmeve me shkumë. Mirëpo, pas deklaratës së të dyshuarit, kjo ka ndryshuar.
Berbock: Kremlini po përpiqet të destabilizojë vendin
Ministrja e Jashtme gjermane Analene Baerbock është e bindur se Rusia qëndron pas sabotimit të supozuar. “Ka kohë që është e qartë se Kremlini po përpiqet të përdorë metoda të ndryshme për të destabilizuar demokracitë evropiane dhe për të diskredituar partitë që nuk i pëlqejnë. Kushdo që mbron politikisht një rend paqeje evropian dhe kundërshton luftën agresive kundërUkrainës, e cila shkel ligjin ndërkombëtar, bëhet një objektiv i Kremlinit dhe simpatizantëve të tij”, tha ministrja në një deklaratë me shkrim.
Pamje simbolike I Hakerët e kompjuterëvePamje simbolike I Hakerët e kompjuterëve
Sulmet e hakerëveFotografi: Jochen Tack/dpa/picture alliance
Analena Baerbock është një nga kandidatet kryesore e të Gjelbërve për zgjedhjet e 23 shkurtit. Kjo parti qartazi ka qenë në anën e Ukrainës. Sipas qeverisë gjermane, Rusia tashmë ka tentuar të ndërhyjë në fushatën zgjedhore në zgjedhjet e mëparshme federale të vitit 2021. Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, numri i incidenteve është rritur, sipas një analize të Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak Gjerman (MAD).
“Ne nuk mund të injorojmë që kërcënimi hibrid është përkeqësuar që atëherë.” Disa muaj më parë, u raportua seluftëtarët e informacionit nga Agjencia e Dizajnit Social të lidhur me Kremlinin po përdornin qëllimisht falsifikime dhe gënjeshtra për të ndarë dhe destabilizuar shoqëritë. “Gjithashtu, fushata e quajtur “Doppelgänger-Kampagne” i ka shndërruar partitë demokratike gjermane në një objektiv të sulmeve,” vuri në dukje ministrja Berbock.
Fushata “Doppelgänger” është një rrjet rus i qindra mijëra llogarive makinerike në mediat sociale, të cilat simulojnë përdoruesit e vërtetë dhe përhapin propagandë pro-ruse.
Numri i rasteve po shtohet
Metoda e sulmeve me shkumë nuk është rasti i parë i veprimeve sabotuese “me kosto të ulëta”, që kryesisht kryhen në shkallë të vogël. Sipas të dhënave të Shërbimit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, prej muajsh ka një tendencë që shërbimet ruse të punësojnë kriminelë të vegjël në vendet e synuara për të kryer veprime të ndryshme. Në këtë rast bëhet fjalë për katër të rinj nga Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Gjermania.
Lista e incidenteve po bëhet më e gjatë: pako të djegura në qendrat postare dhe në aeroplanë, fluturime me dron mbi objektet e Bundeswehrit, vrima në gardhet rrethuese të kazermave, persona të paautorizuar në terrenet e stërvitjes ushtarake, infrastrukturë të dëmtuar hekurudhore, sulm i planifikuar ndaj kreut të kompanisë gjermane të prodhimit të armëve Rheinmetall… Strategjia e sulmeve hibride e Rusisë përfshin edhe dëmtimin e kabllove nënujore në Detin Baltik nga “flota hije” ose “flota e errët” ruse, cisterna që kushtojnë pak dhe transportojnë naftën ruse në Azi.
Sulmet në vendet e tjera
Gjermania nuk është vendi i vetëm i Bashkimit Evropian ku diversantët rusë dhe ndihmësit e tyre janë aktivë. Në një intervistë për Deutsche Welle, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Kaja Kalas theksoi se Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim kudo.
“Ne nuk duhet t’i shikojmë këto incidente si të izoluara, por duhet të shohim kontekstin e këtyre sulmeve. Ne duhet të kuptojmë se synimet e Rusisë ndaj Evropës dhe arkitekturës evropiane të sigurisë nuk kanë ndryshuar”, tha Kallas.
Si rezultat, anijet luftarake nga vendet baltike tani po patrullojnë së bashku për të parandaluar sulmet ruse ndaj kabllove nënujore. Në Gjermani, ndjekja penale e të dyshuarve për akte sabotazhi kërkon mjaft kohë, paralajmërojnë ekspertë të sigurisë së brendshme, si anëtari i Bundestagut, kristiandemokrati Roderich Kiesewetter (CDU). Muaj, nëse jo edhe vite, kalojnë deri sa të hetohen të gjitha lidhjet, deri sa të fillojnë gjyqet fillojnë dhe merren vendimet. Deri atëherë, hakerët jashtë vendit, agjentët rusë dhe ndihmësit e tyre vazhdojnë me aksionet e tyre, por në ndonjë segment tjetër apo ndonjë vend tjetër.
Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE
/dw/xlpress.tv/