Hyseni: Po punohet me ritëm të shpejtë në Bujtinën për Studentë, Kuzhinën Humanitare dhe Qendrën Ditore për të Moshuar
Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqëve, Kuzhinës Popullore dhe Bujtinës për Student në Gjilan.
Ky projekt po realizohet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”,
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po punohet me ritëm të shpejtë në Bujtinën për Studentë, Kuzhinën Humanitare dhe Qendrën Ditore për të Moshuar.
Ky projekt do të ofrojë shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë aty.