Hyseni: Projekti ambicioz i rrugës “Adem Jashari”, po merr formë dhe po shndërrohet në një hapësirë moderne
Po vazhdojnë punimet në fazën e dytë për ndërtimin e rrugës “Adem Jashari” në Gjilan.
Tani më punimet janë duke vazhduar nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe me një gjatësi rreth 400 metra, pas përfundimit të fazës së parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë me gjatësi prej 400 metrash.
Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, ka dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Ai tha se janë në ditën e tetë të punimeve në rrugën “Adem Jashari” dhe punët po kryhen me ritëm të shpejtë.
I pari i Gjilanit, tregoi se pjesa e dytë e këtij projekti ambicioz po merr formë dhe po shndërrohet në një hapësirë moderne që do t’i japë qytetit tonë një pamje të re.
“Ne e dimë sa e rëndësishme është që ky projekt të finalizohet me kohë për të gjithë qytetarët dhe bizneset, që të kenë një infrastrukturë që i përgjigjet nevojave të tyre”, tha kryetari Alban Hyseni.