Isak Neziri: Të gjithë pajtohemi se PDK-ja është shtëpia e madhe e jona politike

Isak Nezir
Të dashur qytetarë të Drenasit, përkrahës dhe aktivist besnik të PDK-s
Si kandidat për deputet i PDK-së nga Drenasi, duke përfaqësuar mërgatën në zgjedhjet e fundit në Kosovë, kam ndjekur me shumë vëmendje këto ditë shpalljen e kandidaturave për kryetar të ardhshëm të Drenasit nga koleg e miq të mi të respektuar.
Si djalë Drenice i formësuar në Mërgatë, me rreth 17 mijë vota mbështetje, kam mësuar dicka të rëndësishme në këto zgjedhje se dashnia dhe përkrahje e sinqertë e qytetarëve nuk duhet asnjëherë të ngatërrohet nga dëshirat e ambiciet tona individuale. Për qytetarët, në këto momente, e vecanërisht për PDK-në, ka diçka më të rëndësishme sa gara mes nesh: ruajtja e unitetit dhe rritja e mëtejshme e partisë për ta kthyer në subjektin e parë në Kosovë.
Qytetarët, e në vecanti përkrahësit tanë duan qartësi, zhvillim e përbashkim rreth PDK-së dhe jo e kundërta.
Të gjithë pajtohemi se PDK-ja është shtëpia e madhe e jona politike, ku ka demokraci të brendshme dhe secili meriton të përfaqësohet por pa e dëmtuar trashëgiminë e madhe që e kemi krijuar në këtë subjekt, si një parti e punëve të mëdha, që nga çlirimi, te liria dhe shtendërtimi i Kosovës.
Faleminderit miqve e përkrahësve të shumtë që kam njohur gjatë zgjedhjeve dhe kemi vazhduar të komunikojmë deri më sot. Sapo kam përfunduar turin tim të vizitave për të përmbushur njërin nga zotimet e mia në fushatë – ndarjen e laptopëve për shkollat e Kosovës.
Në shtator e jetësojmë projektin më të madh, Fondacionin “Leotrim Ahmeti” për ndarjen e bursave për fëmijët në nevojë ndërsa vazhdoj të besojë se asgjë nuk është më e rëndësishme se mbajtja e premtimeve publike para qytetarëve.
Përbashkohemi për Drenasin, për PDK-në, për dy liderët tanë historik, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.