Kampionia e shahut, Ana Muziçuk, refuzoi të luajë në Arabinë Saudite me këtë arsyetim:
“Për disa ditë do t’i humbas dy tituj botërorë, njëri pas tjetrit. Sepse kam vendosur të mos shkoj në Arabinë Saudite. Refuzoj të luaj sipas rregullave të posaçme, të vesh abajan, të kem përcjellje mashkull që të mund të dal nga hoteli dhe të mos ndihem si person i dorës së dytë.
Do t’i qëndroj parimeve të mia dhe nuk do të marr pjesë në Kampionatin Botëror të shahut të shpejtë dhe blitz, ku për vetëm 5 ditë do të mund të fitoja më shumë para se në dhjetëra turne të tjerë së bashku. E gjithë kjo është shumë e shëmtuar, por pjesa më e dhimbshme është që duket se askujt nuk i intereson. Ndjenjat e mia janë të hidhura, por nuk do ta ndryshoj mendimin tim.”
Burimi i fotografisë: @anna_muzychukofficial/IG.