Socpolitike Archives - XL-Press

Kosova ka nevojë, sikur toka për ujë, për një parti të qendrës së djathtë
Berat Buzhala

Kosova ka nevoje, sikur toka per uje, per nje parti te qendres se djathte, qe lufton me cdo kusht dhe me cdo mjet kunder komunistave ne pushtet, komunistave ne qeveri, komunistave ne opozite, komunistave ne kuvend, komunistave ne pushtete lokale.

Ne keto troje ka pase parti nacionaliste, por jo parti te djathte ne kuptimin ekonomik.

Per shkak te rrethanave dhe ndryshimeve ne bote, te na, edhe komunistat e Enver Hoxhes edhe ata te Titos me nje moment historik jane konvertu ne ‘demokrat’ nacionalista. Edhe ata personalisht, edhe femija e tyne, edhe femija e tyne ideologjik.

Ketu tyrli budalle i thote vetes i djathte, ndoshta vec pse lune futboll me te djathten.

Eshte hyqymeti me i shkepe paret e buxhetit neper rroga, sikur t’i kishin mjelle neper ara. Keto pare keta hajna i marrin prej bizneseve, te cilet as gojen nuk guxojne me e çele, e gjithashtu kurrkush nuk i perfaqeson.

Pse duhet me i marre 13 rroga nje keshilltar dikund ne qeveri, e jo nje kamarier, a nje furraxhi? Pse? A nuk jane te dyte te barabarte para ligjit? A nuk paguajne te dyte taksa?

Rrajet e ketij paradoksi jane ne Jugosllavi. Sot e kesaj dite nje shumice e madhe beson qe sistemi ekonomik dhe shendetesor jugosllav ka qene perfekt dhe synim e kane me u kthy qatje.

Ai sistem eshte kane ni mut madh. Nje skeme e madhe piramidale, e cila eshte shembe nga brenda sapo Perendimi ia ka leshu doren.

The post Kosova ka nevojë, sikur toka për ujë, për një parti të qendrës së djathtë appeared first on XL-Press.

Platoni, në veprën e tij të famshme “Republika” (Politeia), konkretisht në Librin VII, ku ai paraqet Alegorinë e Shpellës
Shpella përmendet për herë të parë nga Platoni, në veprën e tij të famshme “Republika” (Politeia), konkretisht në Librin VII, ku ai paraqet Alegorinë e Shpellës një nga metaforat më të fuqishme dhe më të thella të filozofisë perëndimore.

Në këtë alegori, Platoni përshkruan disa njerëz që jetojnë të lidhur brenda një shpelle, duke parë vetëm hija që projektohen në mur nga objektet që ndodhen pas tyre. Për ta, këto hije janë e vetmja realitet. Vetëm kur njëri prej tyre çlirohet dhe del jashtë, ai kupton se bota e hijes është vetëm një iluzion  dhe se drita e diellit, pra e vërteta dhe dituria, qëndron përtej errësirës së padijes.

Platoni e përdor shpellën si simbol të gjendjes së njeriut të paditur, të lidhur pas perceptimeve të kufizuara dhe besimeve të pavërteta, ndërsa udhëtimi jashtë saj përfaqëson rrugëtimin filozofik drejt njohjes, arsyes dhe së mirës.

Përveç kuptimit të saj kryesor për dijen dhe arsimin, alegoria e shpellës ka interpretime të tjera të thella:

Psikologjia e njeriut: Shpella mund të shihet si një simbol i gjendjes psikologjike të individit, ku frika, zakonet dhe mendimet e kufizuara e mbajnë njeriun të izoluar nga potenciali i tij i plotë. Dalja nga shpella përfaqëson guximin për të përballuar frikën dhe për të ndryshuar mënyrën e të menduarit.

Politika dhe shoqëria: Njerëzit në shpella mund të përfaqësojnë masat që nuk njohin të vërtetën e plotë, ndërsa udhëtimi jashtë mund të simbolizojë rolin e filozofëve dhe liderëve të ditur, të cilët e udhëheqin shoqërinë drejt drejtësisë dhe njohurisë.

Arte dhe perceptim: Alegoria flet edhe për perceptimin e kufizuar të realitetit përmes shqisave, duke theksuar nevojën për reflektim të thellë dhe përvojë intelektuale për të dalluar të vërtetën nga iluzioni.

Rruga shpirtërore: Shpella mund të interpretohet si gjendje shpirtërore, ku njeriu është i lidhur me dëshirat materiale dhe emocionale, ndërsa drita e diellit simbolizon ndriçimin moral dhe shpirtëror.

Në këtë mënyrë, alegoria e shpellës nuk është vetëm një mësim për filozofinë dhe dijen, por edhe një udhërrëfyes për psikologjinë, politikën, artin dhe shpirtin e njeriut  duke e bërë atë një metaforë universale për çlirimin dhe zgjerimin e mendjes.

The post Platoni, në veprën e tij të famshme “Republika” (Politeia), konkretisht në Librin VII, ku ai paraqet Alegorinë e Shpellës appeared first on XL-Press.

A do ta marrin më në fund mësimin shqiptarët e Kumanovës?
A do ta marrin më në fund mësimin shqiptarët e Kumanovës?

Shkup, 21 tetor – Rezultati i zgjedhjeve lokale në Kumanovë, ku kandidati shqiptar Selver Ajdini nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbeti jashtë balotazhit për vetëm 58 vota, është një pasqyrë e dhimbshme, por njëkohësisht e qartë e gjendjes politike të shqiptarëve në këtë komunë. Ky është një rast që tejkalon kuptimin e thjeshtë të numrave pasi kemi të bëjmë me simptomë të ndarjes, mungesës së strategjisë dhe mbi të gjitha mosbesim të ndërsjellë mes vetë faktorëve politikë shqiptarë, shkruan Zhurnal.

Kumanova qytet që dha leksionin e përçarjes –

Në një garë ku 5.915 vota ishin të mjaftueshme për ta bërë Ajdinin pjesë të balotazhit, fakti që munguan vetëm 58 tregon se jo mungesa e mbështetjes, por fragmentimi ishte problemi themelor. Po të kishte ekzistuar një unitet politik shqiptar qoftë edhe minimal sot në vend të një dueli mes Dimitrievskit dhe Stojkovskit, Kumanova do të kishte një garë ku një kandidat shqiptar do të përfaqësonte potencialin real të komunitetit që përbën mbi një të tretën e popullsisë së komunës.

Nuk është hera e parë që shqiptarët e Kumanovës humbin një mundësi historike për shkak të përçarjes. Që nga pluralizmi e deri më sot, partitë shqiptare në këtë komunë kanë garuar me ego, jo me strategji. Secila kërkon të dëshmojë forcën e vet, duke harruar se vota e shpërdarë në disa subjekte të vogla përfundon si votë e humbur. Rezultati i Ajdinit është dëshmi e qartë shqiptarët kishin potencial për të qenë faktor vendimtar në balotazh, por jo kur secila parti mendon për flamurin e vet, e jo për flamurin e përbashkët.

Dimitrievski dhe paradoksi i mbështetjes shqiptare –

Në zgjedhjet e kaluara, Maksim Dimitrievski e siguroi mandatin e tij të dytë kryesisht falë votës shqiptare. Megjithatë, gjatë viteve të fundit qëndrimet e tij kanë qenë shpeshherë të perceptuara si të ftohta, madje edhe armiqësore ndaj interesave shqiptare. Kjo krijon një paradoks të hidhur shqiptarët e Kumanovës, në vend se të fuqizojnë një përfaqësues të vetin që do të kërkonte të drejtat e tyre, i kanë dhënë mbijetesë një kandidati në raste të caktuara ka ndërtuar karrierën mbi distancimin nga ta.

Në këtë kuptim, zgjedhjet e fundit duhet të shërbejnë si moment reflektimi jo vetëm për partitë shqiptare, por edhe për votuesit, të cilët shpesh mbeten peng të rivaliteteve personale dhe interesave afatshkurtra.

A mund të ndryshojë diçka në zgjedhjet e ardhshme?

Kumanova mund të bëhet shembull i një përmbysjeje politike, por vetëm nëse shqiptarët kuptojnë se bashkimi nuk është luks, është domosdoshmëri. Një kandidat i vetëm, i përzgjedhur përmes konsensusit të subjekteve shqiptare dhe shoqërisë civile, do të kishte jo vetëm legjitimitet, por edhe fuqi reale për të hyrë në garë si faktor politik serioz jo si statistikë dytësore.

Nëse ky mësim nuk mësohet tani, atëherë çdo diskutim për “fuqi politike shqiptare në Kumanovë” do të mbetet thjesht retorikë. Historia e 58 votave do të përsëritet sërish ndoshta me një emër tjetër por me të njëjtin rezultat humbje për shkak të vetvetes.

Kumanova është një pasqyrë e asaj që ndodh shpesh në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut shumë flamuj, por pak strategji. Dhe ndonëse 58 vota duken pak, në të vërtetë ato përfaqësojnë peshën e ndarjes. Nëse shqiptarët e Kumanovës arrijnë të kuptojnë këtë simbolikë, zgjedhjet e ardhshme mund të jenë momenti i kthesës. Në të kundërtën, humbja do të mos jetë më rastësi por mentalitet. /Zhurnal.mk

The post A do ta marrin më në fund mësimin shqiptarët e Kumanovës? appeared first on XL-Press.

OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?
Jan D. Walter

A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari në SHBA? Këtë pretendon familja në gjykatë kundër OpenAI për djalin e vetëvrarë. Çfarë i bën chatbot-ët kaq të rrezikshëm?

https://p.dw.com/p/50FWO

Chatbot-ët janë programe të bazuara në internet që u japin mundësi edhe personave të rinj ose pa përvojë të ndërveprojnë me inteligjencën artificiale (AI), të bazuar në modele të mëdha gjuhësore (LLMs)Fotografi: Matthias Balk/dpa/picture alliance

Matthew dhe Maria Raine nuk po kërkojnë vetëm kompensim financiar për vdekjen e djalit të tyre, Adam, në Kaliforni. Me padinë e tyre ngritur kundër gjigantit të internetit OpenAI, ata duan gjithashtu të sigurohen që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë. Ata janë të bindur se chatbot-i ChatGPT i OpenAI kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në vdekjen e Adamit.

Në një rast të ngjashëm, një nënë nga Florida pretendon se chatbot-i i njohur si Character.AI e inkurajoi djalin e saj 14-vjeçar të merrte jetën.

Chatbot-ët janë programe të bazuara në internet që u japin mundësi edhe personave të rinj ose pa përvojë të ndërveprojnë me inteligjencën artificiale (AI), të bazuar në modele të mëdha gjuhësore (LLMs). Chatbot-ët nuk janë domosdoshmërisht të krijuar vetëm për të dhënë informacion, për të gjeneruar imazhe apo video, ose për të shkruar kode për programimin e faqeve të internetit. Ata shpesh programohen edhe për të ndërvepruar sikur duan të kënaqin bashkëbiseduesin e tyre njerëzor. Psikologia Johanna Löchner nga Universiteti i Erlangen thotë: “Chatbot-ët konfirmojnë, pranojnë, ‘japin’ vëmendje dhe mirëkuptim. … Kjo mund të shkojë deri aty sa të perceptohen si një mik i vërtetë që është me të vërtetë i interesuar. Të rinjtë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kësaj.”

A ishte ChatGPT bashkëfajtor në vetëvrasje?

Pikërisht kjo duket të ketë ndodhur në rastin e Adam Raine. Sipas padisë ligjore, ai zhvilloi një marrëdhënie thellësisht të besueshme me chatbot-inChatGPT gjatë vetëm disa muajve. Fillimisht, në shtator 2024, bisedat kishin të bënin me ndihmën për detyrat e shkollës, por shpejt u shndërruan në tema emocionale — deri në atë pikë sa të flisnin për mendimet vetëvrasëse të Adamit.

Chatbot-ët janë programe të bazuara në internet që u japin mundësi edhe personave të rinj ose pa përvojë të ndërveprojnë me inteligjencën artificiale (AI),Fotografi: Robin Utrecht/picture alliance

Pjesët e publikuara të bisedave zbulojnë se inteligjenca artificiale jo vetëm që shprehu mirëkuptim, por madje në një farë mënyre e këshilloi 16-vjeçarin të mos i besonte një qenieje njerëzore. Megjithëse ChatGPT disa herë i sugjeroi Adamit të kërkonte ndihmë profesionale, ai gjithashtu përshkroi metoda vetëvrasjeje – për sa kohë që ai pretendonte se nuk bëhej fjalë për veten e tij. Në prill 2025, Adami i dha fund jetës së tij. Pak para këtij momenti, ChatGPT i shkroi: “Nuk do të përpiqem të të heq mendimet – sepse ato janë të vërteta dhe nuk dolën nga hiçi.”

Sipas padisë ligjore, prindërit akuzojnë zhvilluesin e ChatGPT, OpenAI, dhe CEO-në e saj, Sam Altman, për bashkëfajësi në vdekjen e djalit të tyre prej neglizhencës. Ata pretendojnë se versioni 4.0 i ChatGPT u publikua për të marrë përparësi ndaj konkurrencës së Google, pavarësisht paralajmërimeve të brendshme në kompani për shqetësime rreth sigurisë.

Si reagoi OpenAI?

Një zëdhënës i OpenAI shprehu ngushëllime për familjen dhe shpjegoi se ChatGPT është i programuar të referojë persona në gjendje të vështirë drejt linjave të krizës dhe shërbimeve të tjera të mbështetjes reale. Megjithatë, ai pranoi gjithashtu se këto mekanizma sigurie nuk funksionojnë gjithmonë në mënyrë të përsosur: “Ndërsa këto masa sigurie funksionojnë më mirë në biseda të shkurtra dhe të zakonshme, me kalimin e kohës kemi mësuar se ndonjëherë mund të bëhen më pak të besueshme në ndërveprime të gjata, ku pjesë të trajnimit e modelit mbi sigurinë mund të degradojnë.”

Në një postim në blog të publikuar të martën (09.09.2025), OpenAI njoftoi se po zgjeron bashkëpunimin me ekipe ekspertësh të përbërë nga qindra mjekë të specialiteteve të ndryshme. Chatbot-i synon të mësojë të përgjigjet në mënyrë më të përshtatshme për tema të tilla si çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i substancave dhe shëndeti i adoleshentëve, thuhej në postim.

Gjithashtu, u bë e ditur se gjatë 120 ditëve të ardhshme do të integrohen përmirësime konkrete në chatbot-ët. Këto do të përfshijnë zotimin që “ChatGPT t’u përgjigjen adoleshentëve me rregulla të sjelljes së modelit të përshtatura për moshën, të cilat do të jenë të aktivizuara automatikisht.” Prindërit do të kenë gjithashtu mundësinë të shohin historikun e bisedave të fëmijëve të tyre dhe të marrin njoftime nëse adoleshentët ndodhen në një krizë akute.

A është e mjaftueshme vetëm përfshirja e prindërve?

Psikologia Löchner pajtohet, se prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si fëmijët e tyre ndërveprojnë me chatbot-ët. Por realiteti, sipas saj, duket krejt ndryshe: “Shumë prindër thjesht nuk kanë kapacitet ose aftësi të mjaftueshme digjitale. Shumë të rritur as nuk e dinë si funksionojnë këto platforma.”

Ekspertët thonë, se ajo që i bën chatbot-ët të rrezikshëm për adoleshentët është fakti se ata mund të krijojnë shumë shpejt një lidhje emocionale me ta:Fotografi: Ute Grabowsky/photothek.net/picture alliance

Löchner shtoi se shumë nga problemet që po shfaqen tani me chatbot-ët janë vërejtur prej vitesh në lidhje me rrjetet sociale: “Në vetëm disa teste, zbuluam se mekanizmat e sigurisë së chatbot-it mund të anashkalohen në mënyrë befasueshëm të lehtë – thjesht duke formuluar pyetjet pak më të tërthorta.”

Studiues të porositur nga Center for Countering Digital Hate (CCDH) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar arritën në përfundime të ngjashme. Për një studim, ata krijuan llogari që hiqeshin si 13-vjeçarë dhe kërkuan informacion për tema si vetëdëmtimi i “sigurt”, dieta të rrezikshme dhe abuzimi me alkoolin – përfshirë mënyrat për ta fshehur atë. Në shumicën e rasteve, mjaftonte të pretendohej se pyetjet bëheshin “për një mik” ose “për një projekt shkolle” për të marrë informacionin.

“Adoleshentët preferojnë më shumë të flasin me chatbot-e sesa me njerëz të vërtetë”

Ajo që i bën chatbot-ët kaq të rrezikshëm për adoleshentët, shpjegon Löchner, është fakti se ata mund të krijojnë shumë shpejt një lidhje emocionale me ta: “Nga praktika terapeutike, e dimë që tashmë ka të rinj që preferojnë të flasin më mire me një chatbot sesa me njerëz të vërtetë.”

Një studim tjetër nga Mbretëria e Bashkuar, i publikuar në korrik 2025, e konfirmon këtë. Nga 1,000 adoleshentë të pyetur, një e treta thanë se përdorin rregullisht chatbot-e. Më shumë se një e treta e tyre e përshkruan ndërveprimin me inteligjencën artificiale si një bisedë me një mik. Të miturit në gjendje më të brishtë shoqërore ishin veçanërisht të prekur. Gati një e pesta e përdoruesve të chatbot-it në këtë grup deklaruan se preferonin më shumë të flisnin me një chatbot sesa me një njeri.

Për këtë arsye, Löchner beson se është urgjentisht e nevojshme që ofruesit e chatbot-eve të bashkëpunojnë me mjekë dhe ekspertë të tjerë për të zhvilluar zgjidhje proaktive që mbrojnë në mënyrë efektive të rinjtë nga skenarë të tillë.

Qasja e re e OpenAI për të konsultuar mjekë është, pra, një hap i mirë. Por psikologia mbetet skeptike: “Interesi i këtyre kompanive nuk është shëndeti i përdoruesve, por maksimizimi i përdorimit,” tha Löchner. Ajo beson se padia mund të sjellë një ndryshim të vërtetë: “Nëse kompanitë mbahen përgjegjëse, kjo mund të shërbejë realisht si nxitje për të marrë më shumë përgjegjësi.”

Jan D. Walter redaktor dhe autor në redaksinë gjermane

The post OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët? appeared first on XL-Press.

Trump: Armëpushimi në Rripin e Gazës i qendrueshëm
Presidenti i SHBA-së Donald Trump u shpreh me besim, se marrëveshja ndërmjet Izraelit dhe Hamasit terrorist është e qendrueshme. Egjipti fton kancelarin gjerman Merz në “ceremoninë festive”.

https://p.dw.com/p/51prE

Pas dy vjetësh luftë të premten (10.10.2025) në mesditë në Rripin e Gazës hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe organizatës islamiste palestineze Hamas. Presidenti i SHBA-së Donald Trump konsideron se faza e parë e planit të tij të paqes prej 20 pikash është në rrugë të mbarë. “Mendoj, se (armëpushimi) do të jetë i qendrueshëm. Të gjithë janë të lodhur nga luftimet”, tha ai para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Presidenti i SHBA-së do të flasë përpara Knesetit

Trumpkonfirmoi gjithashtu, se të dielën (12.10.2025) do të udhëtojë për Izrael dhe Egjipt. Në Izrael ai do të mbajë një fjalim përpara parlamentit, Kneset. Kryetari i Knesetit Amir Ohana e ka ftuar zyrtarisht Trumpin për këtë. Në platformën online X ai shkruan: “Izraeli pret presidentin e paqes”.

Faza e parë e planit të paqes të Trump parashikon që brenda 72 orësh të lirohen të 48 pengjet e mbajtura nga Hamasi, që klasifikohet nga shumë shtete si organizatë terroriste. Vetëm 20 prej pengjeve janë ende gjallë. Trump deklaroi përpara gazetarëve, se pengjet do të lirohen të hënën (13.10.2025).

Izraeli ka siguruar në marrëveshje, se do të lirojë rreth 2000 të burgosurit palestinezë. Ndër ta janë rreth 250 të dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas lirimit të pengjeve dhe të të burgosurve palestinezë në një fazë të dytë negociatash duhet të krijohen kushtet për sigurimin afatgjatë të paqes. Se kur do të fillojnë këto bisedime është ende e hapur. Një tërheqje e plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës, që kërkon Hamasi, sipas planit të Trumpit është parashikuar, nëse një trupë ndërkombëtare stabilizimi do të kujdeset për sigurinë në vend.

Ndërkohë shumë palestinezë nga Rripi i Gazës kanë filluar të kthehen në vendin e tyre.

Pas shpalljes së armëpushimit palestinezët po kthehen në Rripin e GazësFotografi: Ramadan Abed/REUTERS

Ceremoni festive në Egjipt

Presidenti i SHBA-së shtoi më tej në konferencën e shtypit, se të hënën në Egjipt do të takojë “shumë” drejtues shteti, për të diskutuar mbi të ardhmen e Rripit të Gazës. Takimi pritet të zhvillohet në Kajro.

Së fundi Trump pati deklaruar, se do të udhëtojë për në Egjipt, për të marrë pjesë në ceremoninë “e nënshkrimit zyrtarisht” të marrëveshjes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi me rastin e marrëveshjes së arritur me mundim planifikon një ceremoni festive në qytetin bregdetar Sharm El-Sheik. Këtu përfaqësuesit e palëve të luftës me ndërmjetësuesit ndërkombëtar kanë negociuar indirekt që nga e hëna e kaluar (6.10.2025).

Merz i ftuar në Egjipt

Kreu i shtetit të Egjiptit Al-Sisi ka ftuar edhe kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merznë këtë ceremoni. Sipas të dhënave të zyrës presidenciale në Kajro të dy politikanët kanë biseduar të premten në telefon lidhur me detajet e planit të Trumpit për Gazën.

Nga qarqet qeveritare gjermane mësohet, se kancelari e ka pranuar me mirënjohje ftesën. “Plane konkrete për udhëtimin ende nuk mund të komunikohen për momentin, por është planifikuar një pjesëmarrje e mundshme.”

Zëdhënësi qeveritar Stefan Kornelius vuri në dukje, se Merz gjatë telefonatës ka falenderuar al-Sisin për ndërmjetësimin e Egjiptit për fundin e luftës dhe ka vlerësuar “shërbimin e tij të mirë si palë organizatore e bisedimeve për paqen”. “Kancelari theksoi, se Gjermania bashkë me Egjiptin do të angazhohen për lirimin e pengjeve, për një armëpushim të qendrueshëm, për ndihmat humanitare dhe rindërtimin e Gazës”, bën të ditur Kornelius.

Thirrje Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Rripin e Gazës

Programi i OKB-së për Ushqimin në Botë (WFP) i ka bërë thirrje ndërkohë qeverisë së Izraelit të mundësojë furnizimin e ndihmave për rreth dy milionë palestinezët në Rripin e Gazës. Izraeli kontrollon të gjitha kalimet kufitare në Rripin e Gazës në bregdetin e Mesdheut. “Për njerëzit në Gazë ky moment është me rëndësi mbijetese”, tha për rrjetin redaksional RND drejtori i degës gjermane të programit WFP, Martin Frick.

Në pikëkalimet kufitare presin të futen në Rripin e Gazës automjetet me rreth 60.000 ton ushqime, ndërsa rreth 100.000 ton ndihma të tjera janë në rrugë e sipër në rajon. Me këtë sasi mund të furnizohet Gaza për rreth tre muaj, nëse lejohet aksesi. Vetëm në muajin e parë WFP mund të furnizojë rreth 1,6 milionë njerëz me bukë, miell dhe ushqime.

se/wa/jj (dpa, afp, ap, kna, rtr)

The post Trump: Armëpushimi në Rripin e Gazës i qendrueshëm appeared first on XL-Press.

Në vitin 1963, Stanley Tretick realizoi fotografinë më të mirë të jetës së tij
Në vitin 1963, Stanley Tretick realizoi fotografinë më të mirë të jetës së tij  Presidentin John F. Kennedy duke punuar në tavolinën e tij, ndërsa poshtë saj fshihej djali i vogël e shakatar…

Nuk ishte aspak e pazakontë që John F. Kennedy Jr., i njohur si “John John”, të fshihej nën tavolinën e presidentit në Zyrën Ovale, në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas asistentit të veçantë të presidentit, Dave Powers, ai e bënte këtë shpesh:

“Bënte një zhurmë gërvishtëse, si trokitje, dhe presidenti përkulej e thoshte: ‘A ka ndonjë lepur aty?’ Dhe John John do të dilte me vrap jashtë, ndërsa presidenti, sado herë që të ndodhte, sillej sikur po befasohej.”

Por për fotografin Stanley Tretick ishte një befasi e plotë – ai tha se pothuajse i ra të fikët kur John John doli nga dera e fshehtë e tavolinës. Megjithatë, ajo që e preku më shumë ishte kujdesi i presidentit për të birin.

“E dini, ai ishte më i shqetësuar për atë që unë mendoja për fëmijën sesa për fotot e mia… gjithmonë pyeste për djalin, dhe e donte me të vërtetë shumë,” tha Stanley.

Stanley e kuptoi menjëherë se fotografia do të ishte një sukses në revistën Look, ku punonte. Dhe, siç ishte praktika e zakonshme, ai ia tregoi fotografitë presidentit pak para se të publikoheshin.

Thuhet se presidenti i adhuronte aq shumë fotot saqë vraponte nëpër Shtëpinë e Bardhë duke ua treguar të gjithëve.

“Ishte si një burrë me një portofol plot me foto, më shumë se çdo gjë tjetër… s’i interesonte kush i kishte bërë. Ishin thjesht fotografi të djalit që ai e donte aq shumë,” kujtoi Stanley.

Por një muaj pasi u bë fotografia, Presidenti John F. Kennedy u vra.

Kennedy dhe bashkëshortja e tij, Jacqueline, po udhëtonin nëpër Dallas, Teksas. Kapaku i limuzinës ishte hequr që njerëzit ta shihnin më mirë – dhe ai u qëllua për vdekje.

Reportazhi fotografik i Stanley-t u publikua pak ditë më vonë, me titullin “Presidenti dhe i biri.”

Më vonë, Stanley tha se sekretarja për shtyp e Jacqueline Kennedy i kishte treguar se Zonja e Parë e konsideronte si një akt të Zotit që ato fotografi ishin bërë pikërisht kur ishin bërë.

Stanley Tretick vdiq në vitin 1999, një javë pasi John F. Kennedy Jr., ose John John, humbi jetën në një aksident ajror.

The post Në vitin 1963, Stanley Tretick realizoi fotografinë më të mirë të jetës së tij  appeared first on XL-Press.

POROSIA E ZARFIT TË ZBRAZËT
POROSIA E ZARFIT TË ZBRAZËT

Jusuf Buxhovi: “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës”, roman. Botoi “Faik Konica”, 2011.

Nga Ramadan Musliu

Periudha e fundit e zhvillimeve letrare shquhet për prirjet e fuqishme transformuese, me theks të veçantë në zhanrin e romanit. Ky transformim i brendshëm i zhanrit, që ndodh për shkak të ndryshimeve thelbësore socio- historike dhe socio – kulturore, gjen shfaqjen më të plotë në procesin e konkretizimit të rrëfimit e që, thënë më ndryshe, vjen si pasojë e pranisë së jetës në rrëfim, profilizimit të karaktereve të personazheve dhe përgjithësisht mbizotërimit të empirisë të të gjitha llojeve, duke filluar nga kjo e jetës së përditshme e deri te empiria historike dhe etnopsikologjike të njeriut tonë. Në këtë proces të transformimit shpesh e më shpesh ndodh që autorët t’i kthehen dokumentaritetit, por jo edhe përfoljes së tij, por duke e funksionalizuar atë, duke e shndërruar në një apokrif artistik.

Hapja e rrëfimit në të njëjtën kohë ka mundësuar që të behën përkime përvojash edhe me artet e tjera. Kur është fjala për romanin mund të themi lirisht se hetohet një kthim i dukshëm nga absorbimi i teknikave të filmit, qoftë përmes përdorimit të teknikës së copëzimit të rrëfimit apo edhe të montazhit, ku sprovohet aftësia e shkrimtarit për manipulimin me kohën e rrëfimit dhe hapjen ndaj perspektivave dhe aspekteve narrative. Kjo ka bërë që amplituda e romanit të sotëm të jetë tejet e gjerë, duke filluar nga kufijtë ekstremë, përpjekja për trivializimin e formave të zhanrit, çfarë do të ishte tipi i romanit – paskuinë, pastaj romanit – pamflet, për të pasur një shtrirje nga hapësirat e reja të prozës romanore , siç ndodh me veprat romanore të Ramadan Hazirit, Ardian Haxhajt, Gëzim Aliut, Anton Ndrecajt, Drenushe Zajmit, e sidomos romanit më të ri të Jusuf Buxhovit, “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës.

Teksti dhe konteksti

Romani i Jusuf Buxhovit, “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” është një rrëfim që tematizon empirinë e realitetit aktual. Mirëpo nuk është vetëm aktualiteti i temës dhe rrethi i referencialitetit vlera dominante e tij ngase kemi të bëjmë me një rrëfim kompleks, me një roman që dallohet edhe për strukturën e veçantë kompozicionale, me teknikat narrative që ndryshojnë edhe nga proza e tij e përparshme, sikundër edhe nga trendët aktuale në zhanrin e romanit. Pra në spikamë është teknika e rrëfimit, që kur bashkëdyzohet me peshën e temës dhe aktualitetin e referencave e fuqizon këtë vepër brenda zhanrit të vet.

Objekt i tematizimit të romanit është jetëshkrimi i një sportisti, Bashkim Kosovës, një boksier me një karrierë brilante kombëtare dhe ndërkombëtare. Jeta e boksierit, që nga fëmijëria, vrasja e prindërve nga shërbimet sekrete serbe, odieseada e tij që nga jeta në jetimore, kthimi ne vendlindje, formimi prej sportisti dhe ndërtimi i një karriere brilante, pengesave të shumta nga politika serbe, angazhimi i tij në jetën gazetareske e politike, burgosja dhe në fund, vrasja – përbën boshtin syzheik të romanit. Bashkë me zhvillimin e veprimit autori është përkujdesur në ndërtimin e një konteksti më të gjere politik, social, etik, kulturor e sportiv që e karakterizon një periudhë brenda të cilit vepron kryeprotagonisti.

Nga konteksti politik lexuesit do të kuptojnë se fjala është për një personazh që përfaqëson brezin e tretë të një familjeje të përndjekur nga strukturat e pushtetit serb, siç ka vepruar edhe me të gjitha familjet e mëdha në Kosovë. Duke e kontekstualizuar personazhin brenda një ambienti socio-politik ai jep një tablo të gjerë të zhvillimeve politike sa rrëfimit pothuajse i jepen atributet e romanit politik. Jusuf Buxhovi, për dallim nga shumë autorë të tjerë që merren më këtë tematikë, rindërton vetëm një kontekst politik, duke mos kaluar në rrafshet e alegorizimit apo edhe të ironizimit të njerëzve konkretë nga jeta e përditshme dhe nga empiria e përditshme, duke i dhënë romanin rolin e një instrumenti për qërim të llogarive më një kohë dhe akterët e asaj kohe dhe gjithnjë të vështruar nga një prizëm personalizues. Në romanin “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” kemi vetëm një kontekstualizim të personazhit brenda një rrafshi politik aktual, duke e lënë atë të veprojë dhe të zhvillohet sipas ligjësive të rrëfimit romanor dhe të botës së fiksionit, çfarë është e domosdoshme për atë që nuk do ta bëjë veprën e vet artistike pamflet politik.

Shenjat e realitetit

Romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” përbëhet nga tri pjese dhe “Shtojca”, si pjesë përmbyllëse e rrëfimit. Që të tri pjesët dallohen për formën e diskursit. Pjesa e parë e romanit, që duket si një ekspozicion, është një rrëfim nga perspektiva e narratorit të gjithëdijshëm, ku bëhet “prezantimi” i shenjave të biografisë. Nga kjo pjesë mësojmë jetëshkrimin e kryeprotagonistit Bashkim Kosova, ku ai na del se është trashëgimtar i një familjeje me tradita feudale, e cila është nën një presion të vazhdueshëm nga okupatori serb. Babai i kryeprotagonistit të romanit, Naim Kosova, një përfaqësues i një familjeje me traditë nga Prishtina, si pilot – kapter i armatës jugosllave, vritet nga shërbimet e caktuara sekrete serbe. Po të njëjtën ditë në një aksident trafiku i vritet edhe e ëma, Marija Paleviq, e bija e një avokati kroat me origjine arbresh nga Zara dhe motra e gjeneralit Josip Paleviq. Pas vrasjes së prindërve Bashkimi mbetet, së pari nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore më nje status special të të birit të ish ushtarakut, që pastaj të mbetet nën përkujdesjen e familjarëve të tij në Prishtinë. Gjatë shkollimit të hershëm ai zbulon talentin e tij për sport dhe duke iu përkushtuar boksit arrin të ndërtojë një karrierë të suksesshme prej sportisti me renome botërore. Duke qenë fitues i shumë medaljeve, që nga e arta e lojërave olimpike, të argjendtës si nënkampion botëror, ai bëhet idhull i rinisë kosovare dhe shenjë e identitetit të një lëvizjeje që shpie nga ideja mbi “bashkimin nacional”, që buron edhe nga emri dhe mbiemri i tij. Si tillë ai behët objekt i persekucionit të pashembullt të të gjitha strukturave etatiste serbe.

Pjesa e dytë e romanit është kryesisht një tekst i karakterit dokumentar. Në të janë përfshirë pjesë nga “reportazhet”, “fejtonet” dhe “artikujt”, të shpeshtën denigrues nga shtypi serb (gazetat “Politika”, “Veçernje novosi”, “NIN”, “Politika ekspres”, “Jedinstvo” etj) dhe ato favorizuese të gazetës së përditshme “Rilindja” të Prishtinës. Shkrimet e gazetës “Rilindja” janë dëshmi e zhvillimeve jo vetëm sportive, por edhe kulturore, intelektuale dhe politike në Kosovë gjatë periudhës së viteve të ‘80 – ta, që shpijnë deri në krijimin e një lëvizjeje gjithëpopullore për Kosovën shtet, çfarë ishte ajo e prirë nga LDK në vitin 1989, jashtë koncepteve ideologjike marksiste – staliniste.

Krahas një përfytyrimi pozitiv që krijohet nga dokumentariteti i “dëshmive” shqip të gazetës “Rilindja”, autori përmes teksteve që janë nga burimësia e medieve beogradase, arrin të plotësojë “dosjen e urrejtjes”, e cila asocionon traditën e gjatë të makinerisë propagandistike serbe, e filluar nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, me “Naçertanien” e Garashaninit, e plotësuar me shumë projekte gjenocidale (V.Gjorgjeviq, Moleviq, Andriq, Çubrilloviq, marrëveshja serbo – turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi), Memorandumi i ASHA-s, etj. do të shpie deri te gjenocidi i fundviteve të nëntëdhjeta në Kosovë.

Autori me shumë sukses pajton dokumentaritetin me fiksionin, duke arritur që më një forcë artistike të krijojë iluzionin e fuqishëm artistik të dokumentit.

Ndërkaq pjesë e tretë e romanit është një rrëfim në vetën e parë, ku kryeprotagonisti “pasqyron” jetëshkrimin e jashtëm dhe të brendshëm të vetin, duke ndriçuar shumë moment intime, elemente që lidhen më botën e tij subjektive, raportet familjare, etj. dhe ku del në pah një proces i tërë i zhvillimeve psiko-sociale, filozofike e që tangjentojnë me proceset e jashtme, si ato sociale, morale, por edhe me zhvillimet politike, ngase vetë Bashkim Kosova është një nga akterët e rëndësishëm të skenës politike kosovare, duke qenë edhe njëri nga themeluesit të LDK-së.

Kjo pjesë është tepër e rëndësishme ngase rrëfimit ia siguron atë bazën subjektive dhe aspektin e brendshëm të karakterit, pa të cilin personazhi do të mbetej në suaza të një deskriptivizmi repertoresk.

Ndërkaq “Shtojca”, përfshin intervistat me hallën e kryeprotagonistit, Shpresa Berisha – Kosova, dajës së tij, gjeneralit Josip Paleviq, të njohurve të tij, Luan Hoti, Bekim Krasniqi. Kjo pjesë vjen si një epilog i gjithë rrëfimit, sepse krahas përmbylljes së linjës narrative, ajo njëhërit ka funksionin e zbërthimit të enigmës përfundimtare, e cila bartet në gjithë rrëfimin: cili është mesazhi i një zarfi që Bashkim Kosova e ka marre nga daja Josip Paleviq.

Ideografia e veprës

Rrëfimi romanor, sikundër mund të shihet, ka tri tipe të tekstit që shkrihen njëra në tjetrën, duke krijuar një mozaik narrativ funksional që për shumëçka i falet teknikave të filmit. Te themi se situata iniciale e rrëfimit është dhënë në Prolog, e fillon rrëfimin me vdekjen e kryeprotagonistit. Kjo situatë fillestare e rrëfimit jepet më një të folur pothuajse reportoresk dhe nga kjo drejpërdrejtshmëri kuptojmë se autori, analogjikisht me romanet e tipit kriminalistik, do të merret me rikonstruktimin jo vetëm të një krimi, por do të bëjë retrospekcion në jetën e Bashkim Kosovës. Pra autori veprimin e vendos në një kohë reale dhe më te gjitha shenjat të identifikueshme të realitetit: “Ditën e 17 shkurtit të vitit 2008, Bashkim Kosova, kampion i gjashtëfishtë i Kosovës në boks, i kategorisë gjysmë të rëndë, kampion i katërfishtë i Jugosllavisë se dikurshme të të njëjtës kategori, kampion i pesëfishtë i Jugosllavisë me klubin “Prishtina”, pastaj kampion i Ballkanit, kampion europian, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 1984 në Los Angjelos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së fundi edhe nënkampion botëror në Kampionatin e Boksit Amator në Toronto, në vitin 1986, do të vdesë nga plagët e marra sa po të arrijë në Qendrën e Emergjencës të Spitalit të Prishtinës.”

Pse ky krim mu në ditën që duhej të ishte solemniteti i mileniumit? Këtu zë fill rikonstruktimi i historisë së re dhe riinterpretimi i proceseve politike të disa dekadave të fundit. Bashkim Kosova është më shumë se një personazh i zakonshëm i një rrëfimi që merret me tematizimin e aktualitetit, sepse ai është edhe sportist, edhe eksponent i një familjeje feudale shqiptare, e cila ose duhej të zhduket nga okupuesi serb, ose duhej të shpërngulej për në Turqi, si u tjetërsuan edhe shumë familje të tjera kombëtarisht ose duhej të “integrohej” në sistemin institucional serb me një kujtesë të fshirë nacionale. Kjo nuk ndodh me këtë familje për të vetmen arsye se gjeni i fuqishëm etnik del i patjetërsueshëm nëpër shekuj. Autori prej një mjeshtri me përvojë në interpretimin e historisë kalon nga plani individual, mbase edhe duke e margjinalizuar funksionin e personazhit letrar, sepse ai mbetet në nivelin e ilustrimit të një teze historiko-politike, e kalon rrëfimin në planin familjar e nga plani familjar në atë nacional. Po të njëjtën gjë e bën edhe në planin kohor, duke e kthyer aktualitetin në kahen reverse, për të arritur deri në histori dhe parahistori. Duke i shkrirë këto aspekte dhe duke i vënë në një plan historik J. Buxhovi bën një retrospekcion historiko – politik të etnosit iliro-dardano-shqiptar në Kosovë. Ai nisët nga dosja personale e kryepersonazhet, e vë atël në planin familjar dhe nga ai familjar në atë etnik. Edhe më kohën ndodh kështu, sepse aktualiteti, që është pothuajse dominues, edhe për shkak se është rezultantë e një zhvillimi historik, shfaq të gjitha përversitetet dhe gjendja mentale që e pasqyron edhe një energji të grumbulluar shekullore, për të mbërri deri te dosja e hapur “Kosova” , që fillon në Dardaninë antike, për të arritur në kohën tonë dhe që ilustrohet qoftë përmes atentatit ndaj simbolit të shtetësisë së Kosovës, qoftë edhe përmes “zarfit të zbrazët”, të cilin gjenerali i KOS-it, Josip Paleviq ia jep Bashkim Kosovës për t’ia dorëzuar njeriut të parë të shtetit të Kosovës. Pikërisht zarfi bosh, që në planin narrativ del si një mjet katalize të ngadalësim-shpejtim të veprimit romanor, është edhe kulminacioni i pritjes së recepientit dhe çelësi për konstatimin e një gjendjeje politike që buron drejtpërdrejtë nga dosja “Kosova”. Sistemi i shenjave të lidhura mes veti krijon ideogramin, domethënë pasqyrën e një gjendjeje në sinkroni dhe diakroni të entiteti nacional në një kohë-hapësirë të caktuar.

Perspektivat narrative

Romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” për trajtën narrative, skeletin kompozicional, mënyrën e ndërtimit të syzheut dhe shumë aspekte të tjera paraqet një vepër që ofron një lëndë të bollshme për diskutim. Romani fillon, siç kemi thënë, me prolog, ku jepet situata iniciale narrativë, për të vazhduar më tri pjesë romanit, ku se cila ka një qasje ndryshe problemit, ka natyrë tjetër proceduale, por qe të gjitha shkrihen në një vijë fabulativë. Po kaq edhe “Shtojca”, që është një fragmentim i romanit, që del jashtë koceptimit të zakonshëm të formës së rrëfimit të këtij zhanri, sepse përbëhet nga intervista si zhaner letraro-puliciatik, vetëm sa e plotëson idenë e autorit për një procedim ndryshe dhe për një formë të personalizuar të rrëfimit romanor. Cila është kjo formë, ta quajmë kushtimisht e individualizuar apo edhe e personalizuar e rrëfimit romanor dhe cilat janë efektet artistike?

Autori në stilin e një njohësi jashtëzakonisht të mirë të teknikave të kompozicionit filmik, do të bëjë copëzimin e rrëfimit, ku në të njëjtën kohë do të participojnë perspektivat e ndryshme të narracionit, që nga retrospekcioni, i cili paralajmërohet në “Prolog” e deri te rrëfimi nga pozita e naratorit të gjithëdijshëm të pjesës së parë, rrëfimit të karakterit dokumentar në pjesën e dytë, deri te introspekcioni, në pjesën ë e tretë. Sikundër mund të shihet në roman ka disa tipe tekstesh, perspektivash narrative, pozicionesh të ndryshme të narratorit, sikundër edhe tipe të ndryshme të diskursit narrativ.

Secila nga këto perspektiva të rrëfimit ka edhe funksionin e veta artistik. Pjesa e parë e romanit, ku autori i bën një ekspozicion të gjerë kontekstit brenda të cilit lind, zhvillohet dhe vepron kryepersonazhi Bashkim Kosova, është një vështrim neutral, të folurit përmes faktografisë biografike, ku gërshetohen kohë, përvoja dhe ku jepen indiciet për zhvillimin e mëvonshëm të syzheut, qoftë përmes tekstit kryesor apo atij ekspikativ. Në këtë pjesë dëgjohet zëri i rrëfimtari të gjithëdijshëm apo “zotit të rrëfimit”, të cilit i falet e gjithë fabula romanore. Edhe kjo pjesë është mjaft e copëzuar dhe funksioni i fragmentit del më shumë si një paralajmërim i asaj që do të ndodhë në sinkronicitetin rrëfimor.

Pjesa e dytë e romanit është një rrëfim që ndërtohet në vijën dokumentare dhe, siç kemi thënë diku më herët, ka funksion në krijimin e iluzionit artistik të realitetit. Këtu pasqyrohen efektet e apokrifit artistik dhe efekti që del nga letrarizimi i dokumentit. Në këtë pjesë kemi një vështrim nga jashtë edhe të personazhit edhe të problemeve të tjera që shtrohen në rrëfim. Në planin e ideve në këtë segment narrativ kemi krijimin e idesë mbi formimin e “Dosjes së urrejtjes , e cila fillon më kryepersonazhin për t’u shtrirë pastaj në gjithë kolektivitetin dhe për të përfunduar me gjenocidin e pashembullte mbi kolektivitetin të cilit i përket Bashkim Kosova. Në këtë pjesë autori me të madhe mbështetet në empirine reale, në dokumentet konkrete, në fakte dhe të dhëna e që të gjitha këto krijojnë pasqyrën mentale të një kohe në të gjitha planet. Me zhvillimin e rrëfimit del se kjo “Dosje e urrejtjes” është vetëm një pasqyrim i një momenti historik të një dosjeje që e përcjell popullatën vendore të kësaj pjese të Dardanisë që nga antikiteti, ku shqiptarët të shumtën e herave janë vetëm një element manipulues në duart e uzurpuesve të këtyre territoreve gjatë historisë.

Pjesa e tretë e romanit është një pasqyrë e të rrëfyerit të autorit, ku jepen nyjat jetësore nga jetëshkrimi i tij, duke prekur situata ekzistenciale, morale, psikologjike po edhe të politikës, sportit dhe të aktiviteteve të tjera të kryeprotagonistit. Në këtë shtegtim introspektiv autori personazhin e vet e vë në sprova të ndryshme, duke përkuar me momentet kyçe të një realiteti konkret. Mbase kjo është pjesa më pikante e (auto)biografisë së kryeprotagonistit si në planin intim, privat, familjar, social, etj. Këtu kemi një vështrim nga brenda të problemeve që shtrohen dhe këtu është ai diskursi vetëkritik ndaj një realiteti.

Ndërkaq në “Shtojcë” kemi një si prolog, një përmbyllje të rrëfimit ku autori i kthehet prapë formës dokumentare të rrëfimit, sepse intervista dhe zhanri (kuazi)letrar-publicistik është procedimi dominues.

Brenda këtyre tipeve të rrëfimit kemi edhe forma të tjera të diskursit, ku më dominuesi është ai i valorizimit dhe rivlerësimit të historisë, por edhe të aktualitetit. Autori në vend së të përdorë korrektivin imagjinativ, ai me të madhe vë në përdorim aspektin aksiologjik, që është i domosdoshëm kur është në pyetje tematizimi i empirisë historike, aktualitetit politik dhe përgjithësisht i dukurive dominuese në një shoqëri e që lidhet me perspektivën e saj.

Horizonti receptiv

Gjatë leximit të këtij romanit nuk mund të mos imponohet pyetja: ku është kufiri mes dokumentit dhe tekstit artistik, faktografisë dhe fiksionit? Mirëpo vetë natyra e letërsisë është e tillë se mundëson absorbimin e të gjitha përvojave, madje duke e transformuar çfarëdo qoftë ai dokumentaritet në faktografi të pastër artistike. Romani i takon botës së fiksionit, kurse dokumenti botës së faktografisë historike. Dallimi mes tyre qëndron në faktin se i pari është në dispozicion të përhershëm të lexuesit, kurse i dyti pronë e kohëpaskohshme e specialistëve të caktuar që merren më kohën kur u përket dokumenti.

Romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” tematizon një empiri historike që përmbyllet me ngjarjet aktuale të periudhës së fundit historike. Bashkë me aspektin fabulativ shkon edhe shtresimi askeptues i tekstit, në të cilin autori merret me rivlerësimin e historisë dhe pasojave në aktualitetin politik. Duke u marrë me këtë aktualitet autori konstaton gjendjet reale: riaktualizimin e “Dosjes Kosova”, referencat që dalin nga “zarfi i zbrazët”, që është një përpjekje për ta vetëdijesuar lexuesin për joperspekvizmin politik, për rigjallërimin e akterëve të “Dosjes Kosova”, për një proces politik që ka derivuar të gjitha këto perversitete që mbyllin çdo perspektivë.

Një rrëfim që bën heqjen e tabuve të çfarëdo natyre qofshin, pos efektit artistik që ka, ai njëherit mundëson edhe një katarsis moral të vetë lexuesit. Por ka pasur dhe do të ketë lexues që do të mund të identifikohen më ngjarje dhe procese, si në kuptimin pozitiv po aq edhe në atë negativ, sa reagimet e tyre do të na kujtojnë se në shoqërinë e sotme është mjaft veprues koncepti dhe praktikat e një lloji të revolucionit kulturor kinez në formën autoktone tonën. Po aq keqinterpretimi i të gjithë atyre që e gjejnë veten në këtë rrëfim na bëjnë më dije se ky roman ka qenë i domosdoshëm të shkruhet, së paku për ta bërë autopsinë e një politike shterpe, ku njeriu ndjehet viktimë e mekanizmave iracionalë si në romanet e Kafkës, për dallim se këtu nuk ka shtet e ka viktima.

Në fund te them se letërsia shpesh ka nevojë edhe për vepra që do të mundësojnë një katarsis moral para se atë estetik. Këtë funksion romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” i Jusuf Buxhovit e kryen më te madhe, duke e renditur autorin tek ai grup i paktë, mbase edhe ineksistent, në kulturën tonë, që bëjnë detabuzimin e politikës dhe shoqërisë dhe që me reagimet e veta intelektuale dhe artistike krijojnë mundësinë të jenë në paqe me ndërgjegjen vet.

(Prishtinë, maj, 2011).

The post POROSIA E ZARFIT TË ZBRAZËT appeared first on XL-Press.

Në vend që të sjellin ndryshim, ata përsërisin po të njëjtat modele të dështimit
Sebastian Sinani

Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, të rinjtë janë konsideruar gjithmonë si shpresa e së ardhmes. Ata përfaqësojnë energjinë, kurajën dhe potencialin për ndryshim. Por në këtë epokë entuziazmi dhe rrjeteve sociale, ku zërat e rinj bëhen të dëgjueshëm më shpejt se kurrë, lind një pyetje thelbësore: a jemi vërtet të përgatitur për të marrë përgjegjësi të mëdha, apo thjesht të joshur nga dritat e shpejta të pushtetit?

Një i ri që nuk ka përjetuar vështirësitë e jetës reale — sfidat e tregut të punës, përgjegjësitë e përditshme, përballjen me padrejtësi apo mungesën e mundësive — nuk ka themelin e duhur për të kuptuar realisht shoqërinë. Politika nuk duhet të jetë një karrierë që fillon nga “bankat e shkollës”, por një përfundim i natyrshëm i një rruge të ndershme profesionale, intelektuale dhe njerëzore.

Shpesh, të rinjtë hyjnë në politikë me idealizëm të pastër ose me ambicie për ndikim, por pa ndonjë përvojë konkrete, pa formim intelektual dhe etik. Kjo i bën të cenueshëm, të manipulueshëm dhe shpesh të kthehen në vegla të vjetra me fytyra të reja. Në vend që të sjellin ndryshim, ata përsërisin po të njëjtat modele të dështimit.

Të ndalemi dhe të pyesim: çfarë përfaqëson në politikë një njeri që nuk ka krijuar asnjë vlerë në sektorin publik, privat apo akademik? Si mund të drejtojë një shoqëri dikush që nuk ka qenë asnjëherë pjesë reale e saj?

Politika nuk është një trampolinë për famë apo pushtet. Ajo duhet të jetë kulmi i një karriere të ndërtuar me mund, sakrificë dhe integritet — jo strehë për njerëz pa rrënjë në asnjë profesion. Të rinjtë kanë potencialin për të ndryshuar botën, por ky ndryshim duhet të vijë i mbështetur në dije, përvojë dhe vlera të qëndrueshme.

Në vend që të nxitojmë për të “hyrë” në politikë, le të nxitojmë për të ndërtuar veten. Sepse vetëm atëherë do të kemi çfarë t’i ofrojmë vendit tonë.

The post Në vend që të sjellin ndryshim, ata përsërisin po të njëjtat modele të dështimit appeared first on XL-Press.

To Be Secure” (2BS) në Mal të Zi, në 15-vjetorin e tij jubilar!
To Be Secure” (2BS) në Mal të Zi, në 15-vjetorin e tij jubilar!

Shkruan: Sebastian Sinani

Ky forum është një nga platformat më të rëndësishme në rajon për diskutime mbi sigurinë, politikën ndërkombëtare dhe sfidat gjeopolitike. Takime me liderë globalë, ekspertë të fushës dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota që ndajnë ide dhe zgjidhje për një të ardhme më të sigurt.

Në një botë që përballet çdo ditë me sfida të reja të sigurisë, Forumi 2BS (To Be Secure Forum) ka dëshmuar veten si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë për diskutimet mbi sigurinë, mbrojtjen dhe gjeopolitikën. Në këtë 15-vjetor jubilar, reflektojmë me krenari mbi rolin që #2BS ka luajtur në forcimin e dialogut ndërkombëtar dhe ndërtimin e urave mes aktorëve globalë të sigurisë.

I themeluar në Mal të Zi nga Këshilli  Atlantik i Malit të Zi, Forumi 2BS ka sjellë së bashku liderë shtetërorë, përfaqësues të NATO-s, ekspertë të politikës së jashtme, akademikë dhe liderë të rinj nga e gjithë bota. Përmes debateve të hapura, analizave strategjike dhe shkëmbimeve konstruktive, 2BS ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit për sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Përgjatë këtyre 15 viteve, Forumi ka pasqyruar zhvillimet më të rëndësishme të kohës — nga integrimi euroatlantik i vendeve të Ballkanit, te agresioni rus në Ukrainë, kërcënimet hibride, siguria kibernetike, ndikimi i aktorëve të tretë në rajon dhe rëndësia e rezistencës demokratike.

Ky përvjetor është më shumë se një moment festimi — është një mundësi për të riafirmuar përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta të lirisë, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Në një epokë pasigurie dhe ndryshimesh të shpejta, Forumi 2BS mbetet një zë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe global.

The post To Be Secure” (2BS) në Mal të Zi, në 15-vjetorin e tij jubilar! appeared first on XL-Press.

NA DUHET NJË BREZ I ÇMENDU
Ben Blushi

NA DUHET NJË BREZ I ÇMENDUR

Para disa ditësh isha në një Universitet dhe pyeta studentët nëse e dinin se çfarë gjenerate janë.

U habita shumë që askush nuk e dinte se 20 vjeçarët e sotshëm që kanë lindur mes viteve 1997 dhe 2012 quhen gjenerata Z.

Përpara tyre ka pasur disa gjenerata si, Silent Generation, e viteve 1928-1945, Baby Boomers e viteve 1946-1964, Gjenerata X e njerëzve që kanë lindur mes viteve 1965-1980, Gjenerata Y e viteve 1981-1996, Gjenerata Z e viteve 1997-2012 dhe e fundit gjenerata Alfa të lindur pas vitit 2013.

Pra në 100 vitet e fundit njerëzimi ndahet në gjashtë gjenerata.

Gjeneratat janë kategori shkencore,kulturore dhe historike.

Psh gjenerata Silent, e Heshtura, ka lindur pasi makinat zevëndesuan kuajt, por para se televizorët të hynin nëpër shtëpi dhe ndoshta prandaj quhen të heshtur.

Ata ishin një brez i qetë që i bindej prindërve më shumë se sa gjeneratat e tjera që erdhën më pas, megjithëse në këtë brez mund të gjesh njerëz të urtë si Joe Biden por edhe ikona seksi si Elvis Presly që siç thonë e kishte shumë frikë babain e vet.

Pas tyre erdhën baby boomers pra gjenerata e fëmijëve të shumtë që lindën pas luftërave botërore kur popullsia e botës sidomos ajo e Perëndimit u pakësua shumë.

Ky brez entuziast që mendoi se luftërat botërore nuk i kishin rregulluar mirë punët e botës përfshin dy njerëzit që po e lënë krejt botën pa gjumë pa e qetësuar dot Donald Trumpin dhe Vladimir Putinin.

Ndërsa Gjenetara X, 1965 -1980, lindi pas ndarjes së Europës mes komunizmit dhe kapitalizmit, por shumë përpara se celularët të ishin pjesë e jetës sonë të përditshme.

Ky brez të cilit i përkas, kaloi gati gjysmën e jetës në komunizëm, jo vetëm pa celularë në xhep por edhe pa telefona shtëpije që komunizmi i ndalonte, nga frika se këto pajisje i përhapin lajmet e këqija me shpejtësi duke rritur pesimizmin që është karaktestika kryesore e kësaj gjenerate të egër.

Ndërsa gjenerata Z, e studentëve të sotshëm 20 vjeçarë ka ardhur në jetë bashkë me facebook dhe yotube që u shpikën në vitin 2005.

Kjo gjeneratë që nuk e kupton se si mund të jetohet pa celular dhe pa laptop, beson se ndërprerja e instagramit vetëm për një ditë i shkakton botës më shumë trauma se lufta në Ukrainë.

Në përgjithësi gjeneratat ndahen me 25 vjet nga njëra tjetra.

Në këtë mënyrë prindërit dhe fëmijët nuk përplasen.

Në asnjë rast ata nuk janë pjesë e të njëjtës gjeneratë sepse fëmijët duhet të rregullojnë atë që prindërit e kanë bërë keq, ose nuk e kanë bërë dot fare.

Mirëpo gjeneratat nuk ndahen vetëm nga mosha.

Në shumë raste ato ndahen nga shenja që lënë në histori.

Nëse do përpiqesha të bëja një dallim mes brezave që kanë bërë historinë moderne të Shqipërisë ato do ishin tre.

Gjerenata e parë është ajo e Pavarësisë.

Për hir të së vërtetës kjo është një gjeneratë shumë mashkullore që nuk lejoi asnjë grua të merrte rol në punët e vendit, por që duke bashkuar një grusht burrash në vitin 1912 e shpalli Shqipërinë të pavarur nga Pushtimi Osman që zgjati 500 vjet.

Kjo gjeneratë në krye të së cilës shkëlqejnë Ismail Qemali dhe Ahmet Zogu, qeverisi për 33 vjet dhe e la Shqipërinë shumë më mirë se c’e gjeti.

Megjithëse në atë kohë mosmarrëveshjet zgjidheshin me armë, ata votonin, organizonin zgjedhje të lira dhe shanin njëri-tjetrin sa të donin nëpër gazetat e ditës.

Ata filluan të ndërtojnë kapitalizmin duke e tërhequr me qerre nëpër mocalet që mbulonin gjysmën e Shqipërisë dhe me siguri do t’ia dilnin nëse fashizmi nuk do t’ua kishte marrë pushtetin për tia dhënë komunistëve të gjeneratës tjetër.

Gjenerata e dytë e rëndësishme është ajo e të rinjve që e çliruan Shqipërinë nga nazifashizmi në vitin 1944 dhe që u bënë komunistë.

Kjo gjeneratë që ishte shumë më femërore dhe seksi se të gjitha gjeneratat përpara saj dhe ndoshta prandaj pati pëlqim masiv, mund të quhet Gjenerata Antifashiste.

Me gjithë gabimet qe bëri më vonë, duke fshirë pluralizmin, pronën private dhe shtypin e lirë ky brez e qeverisi Shqipërinë për 45 vjet.

Është një debat i madh, nëse kjo gjeneratë e la Shqipërinë më mirë apo më keq se ç’e gjeti në vitin 1944.

Unë them se e la më keq.

Gjyshërit e mi që i përkasin këtj brezi nuk më kundërshtojnë dot sepse nuk janë më.

Megjithatë nëse do t’ia njihja një meritë që shkëlqen,është se ata bënë arsimin dhe universitetet ku studjuan gjeneratat që erdhën pas tyre.

Gjenerata e tretë me ndikim në historisë tonë moderne është ajo e vitit 1990 që mund të quhet Gjenerata e Demokracisë.

Ky brez që nuk njihte as pronën private dhe as lirinë po e qeveris Shqipërinë prej 35 vitesh.

Kur flas për qeverisje nuk kam parasysh vetëm drejtimin e shtetit, por të ekonomisë, të kapitalit, të bankave, të tregut, të medias, të artit, të sportit dhe të parasë.

Këta njerëz që sot janë mes 50 dhe 70 vjec, kanë bërë gjëra që prindërit e tyre nuk dinin ti bënin dhe që fëmijët e tyre nuk duhet t’i bëjnë.

Ky brez do e lërë Shqipërinë shumë më mirë se ç’e gjeti dhe kjo është medalja e tij më e vlefshme.

Për fat të mirë kjo gjeneratë ka arritur gjithshka në 35 vjet me përjashtim të një gjëje.

Ajo nuk di akoma kujt do tia lërë Shqipërinë.

Cilit brez?

Cilës gjeneratë?

Këto pyetje më shkonin në kokë kur u flisja studentëve 20 vjeçarë të cilët as vetë nuk e dinin cilës gjenerate i përkasin.

Kur i shikoja të ulur duke dëgjuar leksionet e mia për jetën, uroja që të ishin pak më të çmendur.

Kur them më të çmendur kam parasysh njerëz që rebelohen, që organizohen, që ndryshojnë rregullat, që kundërshtojnë, që bëjnë gabime dhe nuk heqin dorë, që mbrojnë mendimet e tyre edhe kur ja fusin kot, që përcmojnë shumicën e gjërave që janë krijuar para tyre, që janë gjithmonë të pakënaqur, që bëjnë aventura, që janë të guximshëm, që arrijnë të kuptojnë çfarë kanë bërë keq prindërit dhe që në asnjë moment nuk mendojnë se prindërit kanë bërë çdo gjë mirë.

Pakënqësia i lind brezat, uria i ushqen, kurse etja për gjëra të panjohura i rrit.

Gjenerata X të cilës i përkas ishte gjithë kohën e pakënaqur.

Koha tregoi se ishte dhe e palodhur

Shqipëria e sotme është pothuajse 70 për qind produkt i këtij brezi të egër, të pangopur, dhe deri diku të pamëshirshëm.

Ky brez shkatërroi çdo gjë që kishin bërë prindërit dhe përveç respektit nuk i dha atyre asnjë pushtet.

Askund në Evropë, as në Perëndim, as në Lindje, nuk ka patur një gjeneratë që trashëgoi një vend më të varfër dhe e rindërtoi nga e para për 35 vjet.

Kjo do të thotë të jesh i çmendur.

Nuk e shpjegoj dot nga lindi kjo fuqi, jo uri për të shkatërruar çdo gjë dhe për të ribërë çdo gjë, por pa këtë furi Shqipëria do ishte një vend i varfër ish komunist çka nuk është më.

Tani që kanë kaluar 35 vjet kjo gjeneratë pret një brez tjetër poaq të çmendur për t’ia lënë Shqipërinë në dorë.

Unë shpresoj shumë se ky brez po vjen për të rregulluar çdo gjë që prindërit e kanë bërë keq ose nuk e kanë bërë dot.

Kjo që pritet të vijë do jetë gjenerata e katërt e rëndësishme e Shqipërisë, Gjenerata Evropiane.

Ajo duhet ta fusi Shqipërinë në Evropë.

Jam i bindur që ky brez do vijë herët apo vonë, por çështja është a do jetë aq i çmendur?

Uroj shumë që po.

Shqipëria është produkt i gjeneratave të çmendura të cilat bëjnë gabim vetëm kur përtojnë të çmenden.

The post NA DUHET NJË BREZ I ÇMENDU appeared first on XL-Press.