Uncategorized Archives - XL-Press

PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA
PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA

Ben Blushi

Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve.

Pyetja është kur e meriton një popull të ketë shtetin e vet ?

Bota ka ende shumë popuj që nuk kanë shtet, megjithëse kanë luftuar më shumë se palestinezët, megjithëse kanë rezistuar më gjatë se ata, megjithëse nuk ia kanë zaptuar askujt tokën sic kanë bërë arabët palestinezë për shekuj dhe megjithëse nuk kanë krijuar organizata terroriste që vrasin fëmijë duke lozur në oborr.

Në 80 vitet e fundit palestinezët kanë bërë cdo gjë keq.

Ata kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shtetit të tyre.

Në vitin 1947 ata refuzuan formulën e OKB për krijimin e dy shteteve,Palestinës dhe Izraelit dhe shkuan në një luftë guerrile të cilën e humbën.

Më pas shkuan sërish në luftë në vitin 1967 me ndihmën e shteteve të tjera arabe dhe humbën përsëri.

Në vitin 2000 e refuzuan marrëveshjen e Paqes së Presidentit Klinton, sipas të cilës Izraeli dhe Amerika e njihnin shtetin palestinez dhe po ti mbledhësh refuzimet palestineze, del se Izraeli e ka refuzuar më pak shtetin e Palestinës se vetë palestinezët.

Duke kaluar nga dështimi në dështim palestinezët humbën me rradhë kohën, tokën,financat, ushtarët, aleatët dhe shpresën.

Mjafton të shohësh shifrat e rritjes demografike të këtyre dy popujve për të kuptuar si janë sjellë ata me veten.

Në vitin 1947 gjithë territori palestinez kishte 2 milion banorë.

Nga këta 1.4 milion ishin arabë dhe 600 mijë ishin hebrenj.

Sot numrat janë përmbysur.

Palestina ka rreth 5 milion banorë, ndërsa Izraeli 10 milion.

Në 80 vjet Izraeli, ky shtet i krijuar nga emigrantë që erdhën nga Evropa pasi ishin masakruar dhe shpronësuar nga Hitleri, krijoi në shkretëtirë bujqësinë më të përparuar në planet,ndërtoi ushtrinë më inteligjente që kemi parë deri sot, është lider i padiskutueshëm në AI dhe ka një ekonomi që prodhon 600 miliard dollarë në vit, disa herë më të madhe se të shumë vendeve evropiane që sot po njohin Palestinën dhe dy herë më të madhe se Irani, megjithëse nëntoka e tij e thatë nuk pikon asnjë gram naftë.

Ndërkaq Gaza dhe ëest Bank,ku jetojnë 5 milion palestinezë nuk bëjnë dot më shumë se 15 miliardë dollarë ekonomi në vit dhe kjo përpara luftës.

Duke parë këto numra nuk ka nevojë të jesh ekonomist, për të kuptuar se cfarë ka bërë në 80 vjet një popull dhe cfarë ka bërë populli tjetër.

Por nuk mbaron këtu.

Krahasimi i standarteve të demokracisë së këtyre dy popujve është edhe më i dhimbshëm.

Izraeli është një demokraci e fortë, aty shtypi është i lirë, shumica e gazetave janë kundër qeverisë, populli del cdo javë në protestë, parlamenti funksionin, zgjedhjet mbahen cdo katër vjet dhe gjykatat mezi po presin ta burgosin kryeministrin në detyrë, me dyshimin se gruaja e tij ka marrë shpërblim disa dhurata të shtrenjta.

Nga ana tjetër palestinezët kanë njëzet vjet që nuk bëjnë zgjedhje.

Dhe një herë që votuan zgjodhën Hamasin, i cili natyrisht nuk lejon më zgjedhje që nga dita që ka marrë pushtetin.

Pyetja është pse ky ndryshim?

Pse dy popuj që jetojnë në një vend, që ushqehen nga e njëjta tokë, që pinë të njëjtin ujë dhe që lagen nga një det ndryshojnë kaq shumë.

Si ka mundësi që Izraeli u kthye në një superfuqi ekonomike për 80 vjet, ndërsa palestinezët nuk prodhuan dot as demokraci dhe as ekonomi për të njëtën periudhë kohe?

Ata që duan të justifikojnë palestinezët thonë se Izraeli i ka penguar të zhvillojnë ekonominë dhe demokracinë.

Për ironi të fatit zgjedhjet e fundit në territoret palestineze janë zhvilluar në vitin 2005 kur izraelitët u larguan nga Gaza dhe ia lanë palestinezëve.

Që atë ditë aty nuk janë bërë më zgjedhje dhe prandaj është e cuditshme të mendosh se palestinezët shkojnë në kutitë e votimit vetëm kur janë të pushtuar.

Kur janë të lirë ata nuk i duan zgjedhjet.

Pikërisht kjo është kriza e vërtetë e Gazës që asnjë njohje nuk e zgjidh dot.

Pamundësia e palestinezëev për tu qeverisur vetë.

Paaftësia e tyre për të njohur demokracinë si instrument bashkëjetese.

A e meritojnë palestinezët shtetin në këto kushte?

A duhet të ketë shtet një popull që në vend të institucioneve të zgjedhura, pranon të qeveriset nga një grup terrorist i armatosur?

A është gjithë Gaza Hamas?

A e duan palestinezët Hamasin?

Për fat të keq po.

Në dy vitet e fundit miliona izraelitë kanë protestuar kundër luftës, por asnjë palestinez nuk ka kundërshtuar Hamasin

Të rinjtë palestinezë që kapërcejnë tela me gjemba për të vrarë vajza izraelite në koncert, nuk janë rebeluar kurrë kundër Hamasit.

Ata që sakrifikojnë jetën për të masakruar civilë izralelitë të pafajshëm mund të kishin rrezikuar për tu ngritur kundër Hamasit.

Por kjo nuk ka ndodhur.

Palestinezët e adhurojnë Hamasin.

Terroristët ata i shpallin martirë.

Në Gaza nuk ka asnjë parti, asnjë lider dhe asnjë grup politik që e kundërshton Hamasin.

Prandaj njohja e Palestinës pa kushte është një shpërblim që populli palestinez nuk e meriton.

Popujt duhet të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre.

Ne shqiptarët i sollëm komunistët në pushtet me vota dhe për 45 vjet nuk bëmë asgjë për ti rrëzuar.

Komunistët na dhunuan dhe ne iu nënshtruam dhunës.

Sikur, larg qoftë, komunistët shqiptarë të kishin dhunuar edhe një popull tjetër, ne do ishim njëlloj përgjegjës ,sic janë përgjegjës gjermanët që e sollën Hitlerin në pushtet dhe ia dhanë fëmijët ushtarë për të pushtuar botën.

Sot gjermanët ia njohin vetes këtë ultësirë morale dhe jetojnë me kokën ulur që me votat e tyre krijuan një përbindësh.

Por nga ky kriter moral nuk mund të përjashtohen palestinezët.

Hamasi është përbindëshi i tyre.

Ata e lindën këtë mostër dhe prandaj duhet të jenë njëlloj përgjegjës si gjermanët.

Në emër të moralit, palestinezëve u duhet vënë si kusht zhdukja e mostrës që krijuan.

Shfarosja e Hamasit nuk mund të jetë vetëm detyrë e Izraelit, por e vetë palestinezëve.

Atyre ju takon mos ia japin fëmijët ushtarë, atyre ju takon të mos i strehojnë terroristët, atyre u takon ti nxjerrin vrasësit e pamëshirshëm përfundimisht nga zemra.

Palestinezët duhet të kalojnë një proces ekzorcizmi, duhet të nxjerrin djallin nga shpirti.

Vetëm nësë e bëjnë këtë akt civil mund të fitojnë të drejtën për të patur shtetin e tyre.

Prandaj gabohet kush beson se cështja e Palestinës ka lidhje vetëm me Izraelin.

Qeveria e Izraelit kanë bërë shumë gabime, ushtria e saj ka vrarë qytetarë të pafajshëm, gra pleq dhe fëmijë të pambrojtur prandaj shumë njerëz me të drejtë besojnë se ndëshkimi i merituar për këtë vend është të ketë fqinj një përbindësh si Hamasi që kafshon cdo ditë.

Njohja e Palestinës është ndëshkim për Izraelin që po vret pa u ndalur, por ndëshkimi i dikujt nuk mund të jetë dhurata e dikujt tjetër.

Palestinezët nuk e meritojnë shtetin që po ju falet, sepse nuk kanë bërë asgjë për ta merituar atë.

Njohjet perëndimore rrezikojnë të krijojnë një Goliath të ri në kufi të Izraelit, një shtet të egër që kërcënon dhe lufton pa pushim.

Por Goliathi mitik ka qenë palestinez, megjithëse nuk ka qenë arab dhe ndoshta të kesh fqinj një përbindësh është destini i Izraelit që sot nuk i ngjan fare Davidit, bariut të varfër hebre që shpëtoi popullin e vet duke vrarë Goliathin.

Ata që duan ti amnistojnë palestinezët nga të gjitha fajet e tyre, thonë madje se Goliathi dhe Davidi kanë ndrruar vendet.

Tani Davidi i dobët është palestinez dhe Goliathi i tmerrshëm është izraelit.

Mirëpo zgjidhja nuk gjendet te legjendat e riciklueshme.

Cështja e Palestinës nuk ka të bëjë vetëm me Izraelin por me moralin e kohës

Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të botës së qytetëruar.

Kjo është cështja.

Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me ne.

Palestina nuk është gati për të jetuar si ne.

The post PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA appeared first on XL-Press.

DW – Uria dhe pengjet në Rripin e Gazës
Bahri Cani

Palestinezët në Rripin e Gazës po vdesin nga uria. Hamasi po kundërvihet me imazhe të pengjeve të torturuar izraelitë. Trump thuhet se ka një plan për t’i dhënë fund gjithçkaje.

https://p.dw.com/p/4yTOB

Njerëz të veshur me të zeza dhe maska të Hamasit duke dorëzuar kufomat e pengjeve të vrara në Rripin e Gazës

Hamasi dorëzon pengjet e vraraFotografi: Hatem Khaled/REUTERS

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet urgjentisht për të diskutuar gjendjen e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi – në një gjendje të rëndë shëndetësore – sipas burimeve izraelite.

Hamasi, të cilin BE, SHBA, Gjermania dhe të tjerë e konsiderojnë një organizatë terroriste, besohet se mban pesëdhjetë pengje të tjera të marra në tetor 2023 – rreth njëzet prej tyre janë ende gjallë.

Hamasi ka publikuar pamje propagandistike që tregojnë Eviatar Davidin (24), një nga pengjet, të uritur dhe në gjendje të keqe shëndetësore. Në pamje ai duket se po gërmonte varrin e tij në një nga tunelet e kontrolluara nga Hamasi.

“Kur e shoh kështu, nuk besoj se mund të jetojë më shumë se disa ditë në këto kushte”, tha Tal Shoam për ARD. Ai ka qenë vet midis pengjeve para se të shkëmbehej. Ai thotë se e njohu tunelin në të cilin ishte mbajtur me Davidin për muaj të tërë.

Territoret palestineze në Beit Lahia 2025 | palestinezët bartin ndihmat humanitare Territoret palestineze në Beit Lahia 2025 | palestinezët bartin ndihmat humanitare

Gjendja dramatike humanitare në GazëFotografi: Ebrahim Hajjaj/REUTERS

Videoja ka shkaktuar kritika dhe indinjatë ndërkombëtare. Duke pasur parasysh gjendjen e pengjeve, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërkuar ndihmë nga Kryqi i Kuq. Ai tha se do të vazhdojë me vendosmëri angazhimin deri në shkatërrimin e Hamasit dhe çlirimin e pengjeve. Ndërsa Hamasi i ka hedhur poshtë kërkesat për ndihmat e Kryqit të Kuq, pa plotësimin e kushteve të tij.

Përfaqësuesit e Hamasit thonë, se do ta lejojnë Kryqin e Kuq të ndihmojë pengjet, vetëm nëse Izraeli lejon menjëherë që ndihmat humanitare t’u dërgohen popullsisë së Gazës dhe ndalon sulmet ajrore gjatë shpërndarjes së ndihmës.

“Pushtim” i të gjithë Rripit të Gazës?

Ministri i Brendshëm izraelit, një politikan i krahut të djathtë radikal, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje që “i gjithë Rripi i Gazës të pushtohet sot”, të shpallet sovraniteti izraelit atje dhe popullsia palestineze të “inkurajohet të emigrojë vullnetarisht”.

Izrael Jerusalem 2024 | Ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, i shoqëruar nga truprojet Izrael Jerusalem 2024 | Ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, i shoqëruar nga truprojet

Ministri Itamar Ben-Gvir kërcënon me okupimFotografi: Ohad Zwigenberg/AP Photo/dpa/picture alliance

Izraeli po përballet me akuza për spastrim etnik gati dy vjet pas sulmeve terroriste të Hamasit që vranë rreth 1,200 vetë dhe morën 250 pengje.

Gjatë hakmarrjes izraelite, pjesa më e madhe e Rripit të Gazës u rrafshua. Sipas disa vlerësimeve, rreth 60,000 palestinezë u vranë, një e treta e tyre fëmijë. Kështu pohon Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e kontrolluar nga Hamasi.

Popullsia është e futur në zona që përbëjnë gati dhjetë përqind të Rripit të vogël të Gazës dhe janë të furnizuara shumë dobët – shumë vetë po vdesin nga uria. Kjo është arsyeja pse Izraeli kritikohet vazhdimisht nga Kombet e Bashkuara dhe shumë vende të ndryshme.

Trump dëshiron një paqe gjithëpërfshirëse?

Amerikanët, nga ana tjetër, thuhet se kanë një plan për t’i dhënë fund gjithçkaje – si luftës ashtu edhe vuajtjeve të pengjeve.

Siç raportohet nga portali Axios dhe disa media izraelite, presidenti i SHBA-së Donald Trump po përpiqet të ndryshojë qasjen e tij – në vend të hapave të vegjël, armëpushimeve dhe ndihmave të vogla humanitare, ai thuhet se synon një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

SHBA Uashington D.C 2025 | Benjamin Netanjahu dhe Donald Trump gjatë një takimi SHBA Uashington D.C 2025 | Benjamin Netanjahu dhe Donald Trump gjatë një takimi

Ka vërtet Trumpi një zgjidhje gjithëpërfshirëseFotografi: Alex Brandon/AP Photo/picture alliance

Hamasi militant ka njoftuar se armët janë “e drejta” e tyre për sa kohë që zgjat “pushtimi” – dhe se ata nuk do t’i dorëzojnë ato derisa të ketë një shtet palestinez.

Kështu Hamasi reagoi ndaj lajmeve për planet e SHBA-së jo vetëm për një armëpushim në Gaza, por edhe për t’i dhënë fund luftës dhe, që sipas disa burimeve nënkupton edhe çarmatimin e Hamasit.

“Jemi afër fundit të kësaj lufte”, tha i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, i cili u takua me familjet e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi. “Kemi një plan për t’i dhënë fund luftës dhe për t’i sjellë të gjithë në shtëpi.”

Por tani për tani nuk i shihet fundit kësaj lufte dhe vuajtjeve të shumta të popullsisë civile.

The post DW – Uria dhe pengjet në Rripin e Gazës appeared first on XL-Press.

Përurohet këndi i ri gjithëpërfshirës i lojërave në çerdhen publike “Dardania”
Është bërë inaugurimi i këndit të lodrave gjithëpërfshirës, të modeluar në çerdhen “Dardania” në Gjilan në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF-in.

Në këtë ceremoni ishin, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, shefja e UNICEF-it, Veronika Vashchenko, drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, zyrtarë nga HANDIKOS-i e të tjerë .

Kryetari, Alban Hyseni, tha se ky projekt përfaqëson përkushtimin e përbashkët për të ndërtuar një sistem arsimor gjithëpërfshirës që fillon nga edukimi i hershëm, duke ofruar hapësira ku çdo fëmijë, pa dallim, ka mundësi të luajë, të mësojë dhe të rritet i barabartë me të tjerët.

Më tej ai theksoi, se këndi është dizajnuar për të nxitur përfshirjen e fëmijëve me dhe pa aftësi të kufizuara, duke shërbyer si mjet edukues dhe social që pasuron përvojën e tyre ditore në institucionin parashkollor.

Shefja e UNICEF-it, Veronika Vashchenko, tha se kjo nismë tregon se çfarë është e mundur kur qeverisja lokale, edukatorët, familjet dhe partnerët punojnë së bashku.

Sipas saj ky është një moment gëzimi në udhëtimin drejt përfshirjes. Fëmijët mësojnë përmes lojës dhe eksplorimit. Dhe kur fëmijët me dhe pa aftësi të kufizuara luajnë së bashku, ata jo vetëm që argëtohen, por edhe mësojnë përfshirje, bashkëpunim dhe respekt që në fillimet e jetës së tyre.

“Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm gjatë viteve të fundit për të rritur qasjen dhe cilësinë e shërbimeve të edukimit të hershëm. Si UNICEF, mbetemi partneri më i afërt i qeverisë lokale dhe asaj qendrore për të zgjeruar në mënyrë të barabartë qasjen në shërbimet e edukimit të hershëm, për të zhvilluar dhe zbatuar kurrikulën e re për edukimin e hershëm, si dhe për të forcuar kapacitetet e profesionistëve në krijimin e një ambienti gjithëpërfshirës dhe mbështetës për fëmijët, tha shefja e UNICEF-it..

Drejtor i Arsimit, Shpend Nuhiu, falënderon UNICEF-in për mbështetjen e jashtëzakonshme në këtë iniciativë, e cila është për herë të parë në Kosovë dhe pikërisht në Gjilan.

Kjo kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të edukimit të hershëm dhe ndërtimin e një sistemi arsimor më gjithëpërfshirës në komunën tone”, tha drejtori Shpend Nuhiu.

Nga ana tjetër prindërit dhe fëmijët e pranishëm e mirëpritën me entuziazëm këtë hapësirë të re, e cila jo vetëm ofron kushte të sigurta për lojë dhe zhvillim, por edhe nxit bashkëjetesën, respektin dhe mirëkuptimin që në moshë të hershme.

The post Përurohet këndi i ri gjithëpërfshirës i lojërave në çerdhen publike “Dardania” appeared first on XL-Press.

Parmenda fjalë e lashtë e gjuhës shqipe
PARMENDA FJALE E LASHTE E GJUHES SHQIPE – ETIMOLOGJI

PARMENDË f.

1. Vegël bujqësore prej druri, që përbëhet nga përdheci me plor, veshëzat, doraku e shtiza, tërhiqet zakonisht nga një pendë qe dhe përdoret për të lëruar tokën. Parmendë druri. Kau i parmendës. E punonin tokën me parmendë. Vuri (mbrehu) qetë në parmendë.

Parmënda pra, kjo fjalë e lashtë e gjuhës shqipe, ka lodhur shumë koka studiuesish, gjuhëtarë të huaj edhe vendas, dhe askush prej tyre nuk ka mundur të sjellë një rezultat përfundimtar shterues.

Ndaj sot po sjellim një krahasim për fjalën shqipe “pramenda”, geg. “parmȇn(d)a” me disa fjalë të lashta po të gjuhës shqipe, me qëllimin për të sqaruar edhe njëherë se kjo fjalë e lashtë me moshë mbi 10 mijëvjeçare, i takon shqipes dhe nuk ka aspak, asnjë llojë lidhje me fjalën latine; “apparamentum = përgatitje”.

Por është fondi gjuhësor i shqipes se lashtë e cila përmban fjalë të tilla kuptimplote prej të cilave kemi burimin e fjalës “parmenda”, i shohim ato, dhe kemi:

PARMË f.

Heqës (te njeriu); kocka e kraharorit, parmëz (te shpendët). Thefsh parmën! mallk.

* Parmat e fytit anat. secila nga dy arteriet e mëdha përpara qafës, të cilat çojnë gjakun në kokë.

PARMË mb.

1. Që ndodhet në pjesën e parë a në anën e përparme të diçkaje, i përparmë; kund. i pasmë. Ana (faqja) e parme. Këmbët e parme të kalit (të lopës).

PARMËZ f.

Kocka e kraharorit te shpendët, parmë. Mishi i parmëzës është i bardhë.

Pra është fjala e lashtë shqipe; “para” e parmë, e përparme, “parmëza” kocka parmore në formë ‘Y’ -je fiks ashtu si edhe parmenda e stërgjatur e me majë të hollë gdhendur, e mprehtë për të çarë para, përpara duke e #ndarë dheun levruar atë; Parme/nda; Parmenda.

Në se të gjithë studiuesit që janë marrë më etimonin e kësaj fjale do i ishin referuar fondit gjuhësor të shqipes së lashtë do të kishin arritur të gjithë njëzëri në këtë përfundim, se fjala shqipe “Parmenda” i takon shqipes dhe vetëm asaj.

Aleksander Hasanas

Ps. Monedha që shohim në foto i takon perëndeshës së Dheut (tokës) Dhemitra, dhe në krahun tjetër shohim veglën e lashtë bujqësore Parmenda prej druri.

Ref.

– https://akad.gov.al/wp-content/uploads/2024/08/2021-vol.-1.pdf

– https://en.wiktionary.org/wiki/parmend%C3%AB

– http://www.fjalori.shkenca.org/

– Newmark, L. (1999) “parmendë”, in Oxford Albanian-English Dictionary‎

The post Parmenda fjalë e lashtë e gjuhës shqipe appeared first on XL-Press.

Kosova në aspektin e gjeopolitikës rajonale, nga faktori i rëndësishëm, sot ndodhet në periferi të saj!
KOSOVA NGA FAKTORI GJEOPOLTIK  RAJONAL TEK AI PERIFERIK!

-Theksime nga fjala në bibliotekën e Gjilanit “Fan S.Noli” me lexuesit e dalluar

Jusuf BUXHOVI

Nëse mund të thuhet se shteti i Kosovës është e arritura më e madhe e këtij shekulli, e mundësuar  pas çlirimit nga pushtimi serb me ndërhyrjen e armatosur të NATO-s dhe nën drejtimin e SHBA-ve gjatë fushatës ajrore nga 24-10 qershor 1999, në vigjilje të përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të pavarësisë, po ashtu mund të thuhet se shteti i Kosovës, gjatë këtyre viteve nuk ia doli të rrumbullakojë procesin e konsolidimit as nga brenda e as nga jashtë.  Përkundrazi ndodhi që nga faktori gjeopolitik rajonal të degradohet në periferi të saj!

Ky zhvillim nuk është as i rastit e as  i paparashikueshëm, por në rrethanat e tanishme të tronditjeve të mëdha në skenën politike botërore të shkaktuara nga fitorja e Trumfit në SHBA që për pasojë kanë përmbysjen e deritanishme të multipolaritetit përmes vendosjes se një polariteti të ri gjeostrategjik, ku SHBA-të në raport me Rusinë skicojnë kornizat e reja gjeopolitike në përputhje me interesat e tyre ekonomike, ku anashkalohet Europa dhe mekanizmat e saj, për shtetin e Kosovës paraqet një sfidë thuajse ekzistenciale. Ky shqetësim ka të bëjë me atë se Kosova gjatë viteve të fundit, në saje të politikave që kanë qenë në shpërputhje me  qëndrimet e aleatëve për konsolidim të brendshëm, në radhë të parë për t’i zgjidhur problemet me minoritetet (atë serb) në përputhje me normën kushtetuese ku  parashihet edhe krijimi i asociacionit pa kompetenca ekzekutuese, në mënyrë që ata të integrohen, me zvarritje dhe veprime të tjera të pamatura, një problem teknik e ktheu në problem politik. Dhe, ç’është me keq, me krijimin e “Listës serbe”  e drejtuar nga Beogradi, Serbisë iu hapën mundësitë për implikim të drejtpërdrejtë në jetën politike të Kosovës, që për pasojë patën krijimin e shtetit paralel në veri të drejtuar nga strukturat kriminale, përmes të cilave shteti i Kosovës jo vetëm që humbi mbikëqyrjen në veri, por njëherësh krijoi rrethana, për humbjen e kredibilitetit ndërkombëtar, meqë masat e ndërmarra gjatë dy viteve të fundit për t’i eleminuar straktuart paralele në Veri,  u konsideruan “veprime të njëanshme”, gjë që u përcollën edhe me sankcione ndërkombëtare nga ana e Bashkimit Europian! Kur kësaj i shtohen edhe veprimet e pakoordinuara  të qeverisë së Kosovës  në raport me SHBA-të, sponsorisuesin dhe aleatin kryesor të shtetit të Kosovës, nuk është e habitshme kur shteti i Kosovës, në aspektin e gjeopolitikës rajonale, nga faktori i rëndësishëm, sot ndodhet në periferi të saj!

Ky realitet, që për shkak ka politikat e papërgjegjshme të udhëhequra për shumë vite nga akteret politikë që qeverisën vendin, që pushtetin politik, për interesa meskine personale dhe të klaneve politike,  e kanë shfrytëzuar në dëm të konsolidimit të shtetit, mund të ketë pasoja tepër të rënda, pikërisht në rrethanat e tanishme kur politika amerikane, në përputhje me interesat e saj që u cekën më lartë, në marrëveshje   me Rusinë dhe duke anashkaluar Bashkimin Europian, me arsyetimin që siç e tha dje nënpresidenti amerikan Vance në konferencën e sigurisë në Mynhen se “kërcënimi më i madh ndaj sigurisë së Europës vjen nga brenda dhe jo nga Rusia”, krahas raporteve të reja në sferat globale (veçmas me Kinën, Indinë dhe vendet arabe dhe islame), në pakon e fundit, të ridizajnojë edhe hapësirën e vendeve të Europës jugperëndimore, ku bie edhe Kosova, si shtet i pakonsoliduar.

Ky ridizajnim që është i pashmangshëm pasi që t’i jepet fund luftës së Ukrainës, natyrisht në marrëveshje me Rusinë, që sipas fjalëve të Vances, ajo nuk do t’i ketë më kufinjtë e dikurshëm e as nuk do të jetë anëtare NATO-s, që për politologun francez Gluksman, konsiderohet kapitullim para Rusisë i njëjtë me marrëveshjen e Çemblerenit në Mynhen në vitin 1938 kur për hire të paqes u sakrifikua Çekia, mund të merret me mend se skenarët e tilla mund të përdoren edhe në Ballkan!

Meqë skenarët e tillë nuk mund të përjashtohen, është më se e domosdoshme që spektri i gjithanshëm politik i Kosovës, pozitë opozitë, pa përjashtim, duke lënë manash gabimet, hasmëritë dhe animozitet e tyre të deritanishme, të  bashkohet për t’i dhënë përgjigje kësaj sfide ekzistenciale.

Opcioni i gjuhës së përbashkët të faktorit politik shqiptar në këto rrethana pas zgjedhjeve që sapo i lamë, është edhe më domethënës, kur  kihen parasysh raportet që nxorën këto zgjedhje (pat pozicioni midis pozitës dhe opozitës), që hap mundësi për zvarritje deri te një krizë e re politike, që do të ishte fatale. Ngaqë, çfarëdo krize politike do të shfrytëzohej që Serbisë t’i bëhen favore në reaport me kërkesat e saj për krijimin e një autonomie secesioniste në Veri.

The post Kosova në aspektin e gjeopolitikës rajonale, nga faktori i rëndësishëm, sot ndodhet në periferi të saj! appeared first on XL-Press.

Vëllezërit Karamazo një nga kryeveprat e letërsisë botërore
“Vëllezërit Karamazov” është një nga kryeveprat e letërsisë ruse dhe botërore, shkruar nga Fjodor Dostojevski dhe botuar për herë të parë në vitin 1880. Ky roman sjell një narrativë të thellë dhe komplekse që trajton tema të shumta, si natyra njerëzore, morali, liria dhe besimi. Le të hedhim një vështrim më të thellë në këtë vepër të ndritshme.

Përmbledhje e Historisë

Romani përqendrohet në historinë e familjes Karamazov dhe përmban katër vëllezër: Dmitri (Mitya), Ivan, Aleksei (Alyosha) dhe Smerdyakov (vëllai i tyre i jashtëligjshëm). Babai i tyre, Fjodor Pavloviç Karamazov, është një burrë i pamoralshëm dhe egoist, i cili nuk kujdeset për fëmijët e tij.

Dmitri Karamazov: Vëllai më i madh dhe shpirt impulsiv. Dmitri ka konflikte të ashpra me babain e tij mbi trashëgiminë dhe dashurinë për Grushenka.

Ivan Karamazov: Një intelektual dhe ateist, Ivan ka dilema të thella filozofike rreth ekzistencës së Zotit dhe kuptimit të jetës.

Alyosha Karamazov: Një novic i ndjeshëm dhe i devotshëm, Alyosha është figura morale dhe shpirtërore e romanit.

Smerdyakov: Vëllai i jashtëligjshëm, i cili ka një rol të rëndësishëm dhe të errët në ngjarjet që pasojnë.

Konflikti qendror i romanit është vrasja e Fjodor Pavloviç, për të cilën Dmitri akuzohet dhe arrestohet, ndërsa vrasësi i vërtetë është Smerdyakov. Historia zhvillohet me një seri ngjarjesh dramatike që zbulojnë natyrën komplekse dhe të ndërlikuar të personazheve.

Analizë e Temave dhe Mesazheve

Morali dhe Drejtësia: Romani eksploron çështje të thella morale dhe çfarë do të thotë të jesh një person i mirë ose i keq. Çdo vëlla Karamazov përfaqëson aspekte të ndryshme të moralit dhe mendimit etik, duke bërë që lexuesi të reflektojë mbi dilemat morale.

Liria dhe Përgjegjësia: Një temë tjetër kyçe është liria e zgjedhjes dhe përgjegjësia që vjen me të. Ivan lufton me idenë e lirisë absolute dhe mungesës së Zotit, ndërsa Alyosha gjen kuptimin e jetës përmes besimit të tij.

Ndikimi i Familjes: Konfliktet dhe marrëdhëniet brenda familjes Karamazov janë thelbësore për zhvillimin e romanit. Ky aspekt i historisë na tregon se si marrëdhëniet familjare mund të formësojnë karakterin dhe fatin e individit.

Besimi dhe Dyshimi: Një nga tematikat më të rëndësishme është konflikti midis besimit dhe dyshimit. Dialogu ndërmjet Ivanit dhe Alyoshës, sidomos “Legjenda e Inkuizitorit të Madh,” është një diskutim filozofik mbi natyrën e besimit dhe rolin e Zotit në jetën njerëzore.

Kritika

Sipas kritikëve, “Vëllezërit Karamazov” është një analizë e thellë dhe gjithëpërfshirëse e shpirtit njerëzor. Kritikët vlerësojnë kompleksitetin e personazheve dhe mënyrën se si Dostojevski trajton temat e moralit dhe ekzistencës. Romani shihet si një vepër që sfidon lexuesin të reflektojë mbi pyetjet më të thella të jetës dhe të vlerave njerëzore.

Kritikët kanë theksuar gjithashtu rëndësinë e dialogut të brendshëm të personazheve dhe mënyrën se si këto dialogje pasqyrojnë konfliktet e brendshme dhe jashtme të tyre. Përmes personazheve të tij komplekse dhe të nuancuara, Dostojevski na ofron një vështrim të thellë në natyrën njerëzore dhe sfidat morale me të cilat përballemi.

Në përfundim, “Vëllezërit Karamazov” është një roman i pasur me personazhe komplekse dhe tema të thella. Ai kërkon që lexuesi të reflektojë mbi natyrën njerëzore, moralin dhe besimin. Kjo vepër mbetet një testament i fuqisë së letërsisë për të eksploruar thellësitë e shpirtit njerëzor dhe për të na sfiduar të mendojmë dhe të ndjejmë në mënyra të reja./xlpress.tv/

The post Vëllezërit Karamazo një nga kryeveprat e letërsisë botërore appeared first on XL-Press.

Bukuria e gruas së moshës së mesme: Një Lulëzim i Vërtetë
Në shumë kultura, gruaja e moshës së mesme është shpesh një simbol i pjekurisë, mençurisë dhe bukurisë së thelluar. Ky është një periudhë në jetën e një gruaje kur ajo ndjen një rritje të feminitetit të saj, pjekurinë seksuale, intelektuale dhe fizike, duke rrezatuar një bukuri të veçantë që vjen nga përvojat dhe mençuria e jetës.

Pjekuria Seksuale dhe Ndjenjat e Vetëvlerësimit

Gjatë moshës së mesme, shumë gra përjetojnë një rritje të pjekurisë seksuale. Ato ndihen më të sigurta në lëkurën e tyre dhe më të ndjeshme ndaj nevojave dhe dëshirave të tyre. Me kalimin e kohës dhe përvojës, ato kanë arritur një ndjenjë të fortë të vetëvlerësimit dhe dinë më mirë se çfarë i bën të ndihen të lumtura dhe të përmbushura. Kjo siguri dhe vetëdije për veten rrezaton një bukuri natyrore dhe tërheqëse.

Pjekuria Intelektuale dhe Mençuria

Përgjatë viteve, gratë e moshës së mesme kanë fituar shumë përvojë dhe mençuri. Ato kanë kaluar nëpër sfida dhe suksese që i kanë bërë më të forta dhe më të mençura. Pjekuria intelektuale u mundëson atyre të përballen me situatat e jetës me më shumë qetësi dhe mendjemprehtësi. Kjo pjekuri reflektohet në mënyrën se si ato ndërveprojnë me të tjerët dhe si marrin vendime të rëndësishme në jetën e tyre.

Shëndeti Fizik dhe Energji e Re

Në moshën e mesme, shumë gra janë të përkushtuara për të ruajtur shëndetin e tyre fizik dhe mirëqenien. Ato angazhohen në aktivitet fizik të rregullt, ndjekin një dietë të shëndetshme dhe kujdesen për trupin dhe mendjen e tyre. Kjo kujdes i vazhdueshëm për shëndetin e tyre u jep energji dhe vitalitet, duke i bërë të ndihen dhe duken më të bukura se kurrë më parë.

Bukuria e Përvojës dhe Autentitetit

Një nga aspektet më të bukura të një gruaje të moshës së mesme është autenticiteti i saj. Ajo nuk ka më nevojë të fshihet pas maskave ose të ndjekë standartet e të tjerëve. Ajo e di kush është dhe është e gatshme ta përqafojë këtë identitet me krenari. Ky autenticitet dhe pranimi i vetvetes është një bukuri e vërtetë që shkëlqen nga brenda dhe jashtë.

Në përfundim, gruaja e moshës së mesme është një model i bukurisë së pjekur dhe autentike. Ajo rrezaton një feminitet dhe mençuri që vjen nga përvojat dhe njohuritë e jetës, duke e bërë të duket dhe të ndjehet më e bukur se kurrë më parë.

The post Bukuria e gruas së moshës së mesme: Një Lulëzim i Vërtetë appeared first on XL-Press.

Zyrtarisht: VV i fiton të gjitha pikat e votimit me shumicë shqiptare pos fshatit Kishnapole
Zyrtarisht: VV i fiton të gjitha pikat e votimit me shumicë shqiptare pos fshatit Kishnapole

Alban Hyseni, kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, e zhvilloi fushatën më dinjitoze, duke mbajtur të bashkuar qytetarët dhe elektoratin e saj duke i sjellur fitore me 52% Lëvizjes Vetvendosje e me mbi 23.000 vota dhe duke mundur bindshëm opozitën gjilanase.

Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me kryetarin e sai dha kandidatin për deputet, zt. Lutfi Hazirin mori 22% të votave afër 9800 vota, e duke mos e fituar asnjë vendvotim për herë të parë në histori të saj.

Partia Demokratike e Kosovës, performoi kënaqshëm duke e fituar vetëm në një vendvotim atë të fshatit Kishnapole. Ajo mori 7800 vota apo 17.20% të votave.

Renditja e subjekteve:

LVV 23.000 vota

LDK 9800 vota

PDK 7800 vota

AAK 1500 vota

KFM 1200 vota

/info Gjilani- 06/

The post Zyrtarisht: VV i fiton të gjitha pikat e votimit me shumicë shqiptare pos fshatit Kishnapole appeared first on XL-Press.

Kuvendi i zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 kështu do të duket
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare 2025, PDK-ja dhe LDK-ja janë partitë e vetme që kanë rritje të votave.

The post Kuvendi i zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 kështu do të duket appeared first on XL-Press.

Në KQZ janë përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku Vetëvendosja doli fituese
Në KQZ janë përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku Vetëvendosja doli fituese, por me rezultat më të ulët se më 2021.

Me 2,512 vendvotime të numëruara nga gjithsej 2,533 sosh, VV prin me 40.83%, PDK e dyta me 22.15%, LDK me 17.59% dhe AAK-NISMA me 7.47%.

Në bazë të këtyre rezultateve, në parlamentin e ri VV do të ketë 46 deputetë nga 58 sa kishte më 2021. PDK shkon në 25 deputetë, ndërsa LDK merr 20 sosh. AAK-NISMA për momentin kanë 9 deputetë, por për shumë pak vota mund ta humbin njërin dhe ta marrë VV-ja.

The post Në KQZ janë përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku Vetëvendosja doli fituese appeared first on XL-Press.