Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun, kanë prit në takim Këshillin Organizativ për kampanjën “Më prano, më mbështet, më përfshij”.
I pari i komunës falënderoi anëtarët e Këshillit Organizativ të kampanjës dyjavore “Më prano, më mbështet, më përfshij”, e mbajtur me rastin e 21 marsit dhe 2 prillit në ndërgjegjjësimin e Ditës Botërore për Sindromën Down dhe Ndërgjegjësimit për Autizmin.
“Komuna jonë vazhdon të mbajë primatin në nivel vendi si kampione në përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta. Angazhimi juaj në hartimin e programit, koordinimin e shkollave, si dhe ndërtimi i një atmosfere mbështetëse, tregoi se suksesi arrihet vetëm kur veprojmë bashkë. · Puna juaj me familjet dhe fëmijët me Sindromën Down dhe autizëm sjelli ndërgjegjësim, informacion dhe emocion pozitiv: me çdo aktivitet, të cilin e realizuat për gjatë kampanjës, ju ndihmuat të thyheshin barrierat e heshtjes”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se me këtë iniciativë, i kanë frymëzuar, që përfshirja të jetë më shumë se një slogan – të kthehet në veprim dhe traditë të përvitshme.
Ai u shpreh i bindur se kontributi i këshillit do të mbetet model për të gjithë institucionet dhe do të thellojë përpjekjet tona për t’u siguruar të gjithëve mundësi të barabarta në arsim, shëndetësi dhe jetë shoqërore.
“Ju falënderoj nga zemra për përkushtimin, energjinë dhe kreativitetin që sollët në secilin hap të këtij projekti. Së bashku, po ndërtojmë një komunë më të dashur, më të kuptueshme dhe më të barabartë për çdo fëmijë dhe familje”, tha kryetari Hyseni.
Liridona Ukshini Kosumi, zyrtare për fëmijë me neovja të veçanta, falënderon kryetarin e Komunës ë Gjilanit, Alban Hyseni dhe drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun për besimin që ma dhatë në udhëheqjen e kampanjës dyjavore “Më prano, më mbështet, më përfshij” — një model në nivel vendi.
Ajo falënderoj psikologet e shkollave, për energjinë, kreativitetin dhe përkushtimin që e bëtë këtë iniciativë më shumë se një realitet: një forcë që bashkon qytetin tonë.
Po ashtu falënderoi edhe grupin e ri të asistenteve, të cilat, me entuziazëm të pashoq e mbështetje të pakursyer, përgatitën materialet, zhvilluan aktivitetet dhe ofruan mbështetje individuale për çdo fëmijë. Roli juaj nuk është vetëm teknik – ai është thellësisht human.
“Le ta mbajmë ndezur këtë dritë — ndajeni mesazhin, bëhuni zë, dhe bashkohuni me ne në edicionin e ardhshëm”, tha zyrtarja për fëmijë me nevojë të veçanta.