Kosova 17 vjet shtet, Rama: Gëzuar Pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë

Më 17 shkurt të vitit 2008, parlamenti i Kosovës, në deklaratën e lexuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, duke përfunduar aspiratën e mbarë kombit.

Sakaq, urimet kanë ardhur edhe nga Tirana zyrtare. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale, ka uruar: “Gëzuar Pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë!”

Shtatëmbëdhjetëvjetori i pavarësisë e gjen Kosovën si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës.

Vendi është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit. Por, nuk është ende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës etj.