789,172 qytetarë kanë votuar ose 40.04%.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar numrin e qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas përditësimit të orës 19:00 nga kutit e hapura, 789,172 qytetarë kanë votuar ose 40.04%.

Nga 2 mijë e 533 kuti janë hapur 2 mijë e 286 kuti votimi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Shikuar në përqindje ka pjesëmarrje më të ulët të daljes në votime në krahasim me zgjedhjet e mbajtura para katër vjetësh. Po ashtu, dalja është më e ulët se në vitin 2019.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë. Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces zgjedhor ka qenë 48,78 % apo 903,379 votues. Ndërkaq, në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 dalja në votim ishte 44.56 për qind apo 826,916 mijë qytetarë.