Kryetari Hyseni priti ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë Jesica Blitt
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Kushtrim Zeqirin, kanë priti në takim ambasadoren jo rezidente të Kanadasë për Kosovë, e cila është ambasadore rezidente në Kroaci, Jessica Blitt me bashkëpunëtorë.
I pari i Gjilanit e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për vendin tonë.
Derisa e njoftoi edhe për zhvillimet, projektet dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Komuna e Gjilanit.
“Shpresojmë që ky bashkëpunim i mirë dhe mbështetja të vazhdoj të thellohet edhe më tej”, tha kryetari Hyseni.
Nga ana tjetër ambasadorja Jessica Blitt, falënderoi kryetarin Hyseni për pritjen, duke premtuar përkushtimin e vazhdueshëm të vendit të saj për Komunën e Gjilanit dhe Kosovës,
Sipas ambasadores Blitt, marrëdhëniet miqësore janë të mira dhe të cilat duhet zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin dhe mundësinë e bashkëpunimit e ndonjërës nga komunat në Kanada me Komunën e Gjilanit.