Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, vizitoi sot famullinë dhe banorët e Stubllës së Epërme. Gjatë kësaj vizite, ai uroi besimtarët katolikë për festën, duke përcjellë mesazhe të paqes, unitetit dhe bashkëjetesës ndërfetare.
“Pashkët janë festë e shpresës dhe e ringjalljes, e cila na kujton rëndësinë e dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve. Sot, me kënaqësi isha pranë bashkëqytetarëve tanë në Stubllën e Epërme, për të ndarë urimet dhe gëzimin e kësaj dite të shenjtë,” u shpreh kryetari Haliti.
Kjo vizitë është vazhdimësi e përkushtimit të institucionit komunal për të qenë pranë të gjithë qytetarëve të Vitisë, duke respektuar dhe vlerësuar traditat e çdo komuniteti.
Gëzuar Pashkët!