Kur është koha e duhur për të bërë ndryshimin?

 

Kur është koha e duhur për të bërë ndryshimin?

Liza Gashi

Të dashur familjar, miq, kolegë, bashkatdhetarë dhe bashkqytetarë të Republikës së Kosovës,

Katër vite më parë, mu ofrua një mundësi e re. Mundësia për t’u bërë pjesë e ndryshimit për vendlindjen time. Asokohe kisha pikëpyetje, ngase nuk e dija saktë nëse ishte koha e duhur për angazhim politik, përkundër angazhimit mbi një dekadë në punë publike, ndërtim politikash e programesh me theks për diasporën shqiptare dhe zhvillimin e vendit si pjesë aktive e shoqërisë civile.

Sot, më shumë se kurrë, e di që vendimi i para katër viteve ishte i duhur. Dhe kjo falë rezultatit të punës në qeverisje dhe mbi të gjitha hapësira, mbështetja dhe besimi që më është ofruar përgjatë këtij mandati të Qeverisë.

Prandaj edhe sot, si kurrë më parë, e di që vendi im është aty ku punohet për ndryshim. Zhvillimi i shoqërisë dhe avancimi i Kosovës, mbeten misionet kyçe për mua, dhe arsyet pse unë dua të vazhdoj angazhimin tim në një dimension të ri. Por ky dimension i ri, kërkon mbështetje të re.

Unë do të kandidoj për herë të parë për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkrah Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Prandaj edhe ju ftoj që të mbështetni vizionin për zhvillim, sepse vetëm bashkë mund ta bëjmë ndryshimin për Kosovën.

Pra nëse më pyetni mua se kur është koha e duhur për të bërë ndryshimin, unë ju them me 9 shkurt 2025.

Me rezultatin e 14 shkurt 2021 Kosovës iu kthye dinjiteti. Ndërkaq me 9 shkurt 2025, Kosova do të shkruaj historinë!

Prandaj votoni!

Numrin 51, për 51%!

E juaja,
Liza Gashi