Cancel Preloader

Labinot Bislimi kandidat për Kryetar të Komunës në Viti.

 Labinot Bislimi kandidat për Kryetar të Komunës në Viti.

Të nderuar qytetarë të Vitisë,

Mbrëmë morra besimin e plotë të Degës për të kandiduar për Kryetar të Komunës në Viti. Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e miratoi duke na e dhënë përgjegjësinë për të realizuar një garë të fortë, të pakompromis me vlerat, vizionin dhe parimet tona, të ndershme dhe të drejtë. Garë të cilën do ta përfundojmë së bashku me një fitore Për Vitinë Evropiane.

Aleanca, Dega në Viti, e ka dëshmuar veten se di, mund dhe do të punojë për ndryshim. Ajo e ka bërë diferencën këto katër vitet e fundit duke treguar opozitarizëm të fuqishëm dhe alternativë serioze. Së bashku kemi ndërtuar struktura të qendrueshme dhe një institucionalizim të raportëve tona. Përtej një raporti institucional ku protokolli, proces-verbalet, shënimet, shkrimet, analizat, debatet…e shpërfaqin materializimin e vullnetit, kulturës, seriozitetin, qëndrueshmërisë e vazhdimësisë institucionale, ne kemi ndërtuar edhe raporte të ndërsjellta shoqërore ku çdo secili/secila është bërë pjesë e një historie të bukur e të lavdishme ku çdo sakrificë, përpjekje, ide, koncept dije-bërje, dhimbje, gëzim, hapësirë, energji ndahet me njëri-tjetrin me qëllim që grupi ti mbijetoj individit. Prej të gjithëve e kemi krijuar njëshin. Nga “unë” jemi bëre “ne”. Jemi bërë shokë të betejave dhe të luftës politike.

Dhe ne jemi në anën tjetër të frontit.

1. Në anën e një Shqipërie

2. Në anën e një qyteti evropian.

3. Në anën e progresit.

4. Në anën e të ndershmës

5. Në anën e të drejtës

6. Në anën e të bukurës

7 Në anën e respektit

8. Në anën e dashurisë

9. Në anën e punës

10. Në anën e të mirës

11. Në anën e të pastrës

12 Në anën e besës dhe të fjalës

13 Në anën e përpikmërisë

14 Në anën e meritokracisë

15. Në anën e atyre që kërkojnë përkushtim, diciplinë, të përkryerën.

16. Në anën e Evropës

17. Në anën e demokracisë e lirisë

Kjo është ana jonë kundrejt të gjithë atyre që janë të përllosur në injorancë; të zhytur në krim; të ngjizur në mashtrim, rrenë e pandershmëri; të kapur në krim; të mishëruar me pisëllekun e antivlerave njerëzore.

Kjo kandidaturë është e jona si Dega dhe është e qytetarëve të Vitisë të cilët duan të lyftojnë perkrahë frontit tonë të përbashkët me qëllim që ketyre vlerave e parimëve t’ju japim pushtet, jo vetem zë.

Të gjithë progresistëve në Viti ju bëjmë thirrje për bashkim të forcave në një front të përbashkët që Vitisë ti japim perspektivë të re.

Së bashku për një Viti tjetër ! Për një Viti Evropiane!

    XLPress

    Postime të ngjashëm