Mirënjohja është virtyt;
Kështu thuhet në librat e vjetër
Ashtu siç është edhe në librin e jetës;
Kur prekim fundin
E një dorë në atë çast
Të ngre përsëri
Pasi jemi rrëzuar
Rrënuar
Dëbuar,
Kur kemi dikë që sheh lotët dhe ndjen dhimbjen tonë më tepër!
Thuhet:
Kur njeriu ndjen të vetën jeton.
Kur ndjen dhimbjen e tjetrit është njeri!
Kështu është edhe në kode
Edhe në jetë!
Kur të kanë mësuar të jetosh jo vetëm për veten.
Mirënjohja
Është më e fortë se thjesht të duash apo të të duan,
Është më tepër!
Kur në thellësi të lëkurës e çdo indi
Dikush ishte për ty
Si fuqi
A shenjë prej fati.
Siç është e pa mundshme të shpjegohet nga fjala
Sepse kumti është veprimi!
Tash ja ku jemi
Libër i jetës që ka lexuar bota
Por pak e kanë jetuar!
Lum kush e di!
12 shkurt 2025
E. K. (J)
@highlight
Mirënjohja është virtyt
