Përvjetorët e bëjnë edhe më të gjallë kujtimin dhe krenarinë për Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, djemtë e shqiptarisë që me guximin dhe vizionin e tyre paralajmëruan ardhjen e lirisë së Kosovës.
Rexha dhe Nuhiu ishin shembull i përkushtimit dhe sakrificës, duke u bërë frymëzim për breza të tërë. Rënia e tyre e lavdishme nuk shënoi vetëm një humbje, por u bë thirrje për një zgjim të përgjithshëm, që kulmoi me luftën çlirimtare dhe realizimin e ëndrrës për liri.
Kujtimi dhe nderimi për ta mbeten të përjetshëm në zemrat e shqiptarëve.
Lavdi Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës!
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut!