Me rastin e Epopesë së UÇK-së, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan, nën organizimin e Komunës së Gjilanit, mbrëmjen e së premtes (sonte) janë ndezur flakadanët.
Ky aktivitet bëhet për të kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.
Ndezja e flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin.
Të pranishëm ishin edhe zyrtarë komunalë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve e të tjerë.