Në ditën e katërt të Festivalit Poetik të Prishtinës

Në ditën e katërt të Festivalit Poetik të Prishtinës, më 28 janar, kishim kënaqësinë t’i kemi në program:
– shkrimtarët Liridon Mulaj, Aziz Mustafa dhe Xhevat Latifi, për lexime poetike e diskutime,

– dramaturgun Naser Shatrolli, i cili u paraqit me kumtesën “Turma dhe teatri”, pasuar nga debati tematik në të njëjtën temë,

– promovuam librin e Afrim Demirit “Zoti vdes i pari”, për të cilin folën poetët Vlora Konushevci dhe Eduard Frrokaj,
– Korin e Grave “Lira” , udhëhequr nga Valire Spahija Buza, me një performancë të veçantë korale