Në kompaninë “Euro Model”, kandidatja për deputete Arijeta Rexhepi u njoftua me procesin e punës dhe prodhimin që gjeneron ky biznes, i shtrirë cep më cep vendit me produktet e tij.
Gratë përbëjnë 70% të numrit të të punësuarve në këtë kompani prodhuese, që ofron mobilje të cilësisë së lartë.
Për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe me vende pune që paguajnë mirë kemi krijuar programin për mbështetje të investimeve në kapacitete prodhuese në vlerë 1 miliard euro përmes garantimit të kredive për investitorët.