Nëse, i shohim librat si ilaç

Umberto Eco, i cili kishte në pronësi 50.000 libra, kishte këtë për të thënë për bibliotekat shtëpiake:
“Është marrëzi të mendosh se duhet t’i lexosh të gjithë librat që i blen, sepse është po aq marrëzi të kritikosh ata që blejnë më shumë libra sesa do të kenë ndonjëherë mundësi të lexojnë.”
Kjo do të ishte njësoj sikur të thuash se duhet të përdorësh të gjitha lugët, gotat, kaçavidat apo stërpikësit që ke blerë, përpara se të blesh të rinj.
“Ka gjëra në jetë për të cilat gjithmonë duhet të kemi rezerva të mjaftueshme, edhe nëse do të përdorim vetëm një pjesë të vogël të tyre.
Nëse, për shembull, i shohim librat si ilaç, atëherë kuptojmë se është mirë të kemi sasi të mëdha në shtëpi, jo vetëm pak: kur dëshiron të ndihesh më mirë, shkon në ‘dolapin e ilaçeve’ dhe zgjedh një libër. Jo në mënyrë të rastësishme, por pikërisht atë të duhurin për atë çast.”
Prandaj gjithmonë duhet të kemi sa më shumë zgjedhje të jetë e mundur!
Ata që blejnë vetëm një libër, e lexojnë vetëm atë dhe pastaj e largojnë. Ata thjesht zbatojnë mentalitetin e konsumatorit të librave – pra, i konsiderojnë librat si produkte për konsum, ndërsa kjo nuk është aspak qëllimi i një libri.
Ata që i duan librat e dinë se një libër është gjithçka – përveçse mall.