Nga dita kur bombat e para të NATO’s ranë mbi bazat ushtarake serbe, në Kosovë ka qenë punë e lehtë të bësh politikë.

Blerim Latifi

Nga dita kur bombat e para të NATO’s ranë mbi bazat ushtarake serbe, në Kosovë ka qenë punë e lehtë të bësh politikë. Arsyeja: koordinatat kryesore të proceseve politike dhe të vendimmarrjes kanë qenë nën kujdestarinë amerikane. Madje, edhe kur kemi bërë gabime më të vogla, kujdestarët tanë kanë qenë aty për t’i kthyer gjërat në binarë.

Të bësh politikë në kushte të tilla kujdestarie nga një fuqi dashamirëse, është gati si punë argëtuese. Dhe, në fakt, kështu edhe e kemi trajtu politikën.

Tash, me Trumpin, kjo epokë ka marrë fund. Tash, nga argëtim me pushtetin, politika ka me u kthy në dhimbje të forta koke për ata që duhet të marrin vendime për kët’ vend.

Kështu e ka kjo botë: gjithmonë vjen një ditë kur fasadat bijnë dhe merret vesh vlera reale e secilit dhe e çdo gjëje.