Doarsa Kica Xhelili
Marr shkas nga tubimi i shkëlqyeshëm i forumit të gruas, sot, në Prishtinë.
Të dashura gra, veçanërisht ju kandidate për herë të parë për deputete, e ju të tjerat që do të votoni për një grua.
Duke qenë pjesë e politikës qe katër vite, kam kuptuar që gjithçka që më ka mësuar jeta, sfidohet si teori në politikë.
Vështirësitë të cilat i has si grua në politikë, janë vite dritë larg më brutale se të burrave. Pesha mbi supe, tonelata më e rëndë. Madje edhe shpifjet që ju bëhen, e sulmet që ju drejtohen e ju bëjnë të mos e njihni veten, janë vite drite larg atyre që ua bëjnë burrave.
Por, një gjë ua premtoj: Kur jemi të sinqerta me veten; kur jemi të bindura në qëllimin tonë fisnik; kur kemi pas vetes gjenerata heroinash, e para vetes gjenerata engjujsh; kur e kujtojmë urgjencën e Kosovës për zhvillim e barazi; e jetësimin e ëndrrës kosovare; nuk ka ASGJË që na ndalë e na ndanë.
Kjo betejë është e fituar, e në këtë betejë të së ardhmes, më keni krahun tuaj të fuqishëm, e shpatullën tuaj për mbështetje.
T’i mbështesim gratë, të ngrisim zërin, të punojmë fort, të besojmë edhe më fort – ne do ta bëjmë Kosovën atdhe të lutjeve të nënave tona, e fole të ëndrrave të vajzave tona.
Me LDK e kemi të mundur. Me Lumir Abdixhikun e bëjmë.
Doarsa R. Kica